Gjiri i Lalëzit perceptohet nga shumica e shqiptarëve si qyteza me dendësinë më të madhe të pasanikëve të tranzicionit.
Është krijuar kjo bindje, mbasi aty kanë vilat apo apartamentet luksoze shumë personazhe të politikës, gjyqësorit dhe administratës së lartë shtetërore.
Gjithsesi lajmi s’ka të bëjë me këtë fakt, por me një tjetër vëzhgim.
Shumë qytetar, të cilët kanë banesa të dyta në komplekset e asaj zone ose shkojnë fundjavës për pushim, na shkruajnë se vërejnë shumë njoftime për shitjen e ambienteve të ndryshme.
Ndoshta kjo lidhet me dendësinë e madhe të ndërtimeve dhe zona nuk është më aq e qetë sa 10 vite më parë dhe pronarët e vilave synojnë të zhvendosen në brigjet e detit Jon.
Çfarë po ndodh në oazin e milionerëve ?
Leave a comment Leave a comment