Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga gjithë funksionet dhe nga Partia Socialiste, ka dalë sot në një koferencë për shtyp, nga ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë.
Ajo tha që në nisje të deklaratës së saj se e ka marrë si dekoratë faktin se në këto 35 vite është gruaja e parë e përjashtuar nga një forum partie në 2026-ën, për shkak të qëndrimeve të saj.
“Unë jam e para grua në 35 vite që përjashtohem nga PS dhe po e marr si dekoratë këtë. Unë isha dhe kryetarja më e re e zgjedhur nga Kuvendi dhe gruaja e parë e përjashtuar nga një forum partie, mendoj se nuk duhet të habitemi fare. Nuk ka asgjë për t’u habitur këtu, kur ata që duhet të ikin, rrinë,. Shqipëria ka hyrë në një fazë delikate të zhvillimit të saj.
Unë kam mbajtur këtë qëndrim për udhëkryqin ku ndodhet Shqipëria, që të ngrihemi nga ky sistem aktual, për t’ju përgjigjur të rinjve dhe dëshirës për më shumë demokraci brenda partive, në Kuvend, institucione, për mënyrën sesi vepron pushteti dhe vendimmarrje.
Sistemi elektoral ka prodhuar një moçal politik, një stanjacion të qarkullimit të elitave, nuk pulson më nevoja për ndryshim”, tha Spiropali.
Konferencë për mediat/ “Ata që duhet të ikin, rrinë”–Spiropali pas përjashtimit nga PS: E marr si dekoratë!
Leave a comment
Leave a comment

