Goditja e qytetarëve, e demokratëve dhe përfaqësuesve të PD me gaz lotsjellës, dhe moslejimi i tyre për të protestuar sot, është shenjë e dobësisë dhe frikës së një Kryeministri në ikje.
Ndërkohë që për fat të keq, policia dhe forcat speciale, po përdoren politikisht për të ndaluar zërin e pakenaqësisë dhe revoltës qytetare, në një vend që aspiron të bashkohet me familjen e madhe europiane…
Dhuna ndaj protestuesve paqësorë është e pafalshme e për të, do mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që e ushtrojnë.

