Lajmin e bën me dije vetë Peleshi, i cili shkruan në rrjetet sociale: Sot në Kuvend me delegacionin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, të kryesuar nga kongresmeni Vern Buchanan, dhe Ambasadorin e SHBA-së, Eric Wendt.
Partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së është thelbësor për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e vendit tonë.
Përshpejtimi i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së, forcimi i bashkëpunimit në NATO, i sigurisë rajonale dhe mbrojtja e paqes, zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike dhe fuqizimi i rolit të Kuvendit në avancimin e reformave dhe forcimin e institucioneve demokratike, në fokus të takimit.
Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e ngushta të miqësisë me Shtetet e Bashkuara mbeten një vlerë e rëndësishme për Shqipërinë.

