Kur Edi Rama firmos “fap-fap” 430 milionë euro për inceneratorë që ekzistojnë vetëm në letër, ky nuk është thjesht korrupsioni i radhës.
Është dëshmia se administrata publike nuk ekziston më si mbrojtëse e interesit publik, por është kthyer në një noter të paligjshmërisë e babëzisë së kryeministrit.
Le t’i vendosim gjërat në emrin e tyre:
❌ Asnjë institucion nuk vuri re se u zhdukën miliona euro për gropa me ujë.
❌ AKSHI – truri digjital i shtetit – rezulton i kontrolluar nga organizata kriminale.
❌ Drejtorët e Bashkisë Tiranë bëheshin pronarë të vetvetes, duke i dhënë tenderat kompanive të tyre fantazëm (“5D”).
❌ Drejtori i Policisë dhe drejtoresha e SHISH – garantët e sigurisë kombëtare – të lidhur me të njëjtën kupolë krimi.
Këto nuk janë dështime administrative, as “gabime njerëzore”.
Ky është skenari i një shteti të kapur, ku institucionet janë shpërbërë, paratë e taksapaguesve tonë vidhen në dritë të diellit dhe qytetarët trajtohen si financues të korrupsionit të tyre.
Kur institucionet bëhen strehë e krimit, shteti zhduket.
Dhe kur shteti zhduket, heshtja bëhet bashkëfajtore dhe protesta🤛 ndaj të keqes kthehet detyrë
💪 qytetare!

