SPAK thuhet në lajme ka marrë në pyetje drejtoreshën e thesarit. Ka sekuestruar edhe shkresa për të parë se kush e shtyu, thotë urtia popull!!! Bllokini i pagave brenda një jave çoi prokurorët në ministrinë e financave. Ku ?!
Te thesari?!
Po përse jo te urdhëruesi i saj për mosverprim?! Madje KM ka deklaruar publikisht se është ai ndaluesi.
Me këtë shpejtësi hetimore si model
Edi Rama, Belinda Balluku, Taulant Balla, Ermal Nufi, Olta Xhaçka, Frida Krifca, Manasterliu, e mjaft ministra, deputetë, bashkiakë, funksionarë drejtësie dhe policie do të ishin prej kohësh të pandehur.
Mjaft krerë kartelesh do të ishin arrestuar. Pasuritë e tyre të përbashkëta me pushtet-politikën do të ishin konfiskuar.
Veliaj dhe Balluku do të ishin hetuar e dënuar jo për gardërobën dhe pishinat por, për miliardat e masakruara. MAFIA është aty.
Taulant Balla thyersi i herësit të sky-ecc do të kishte shkuar te shoqnia e bandave në qeli, ta gjente Suel Çelën atje, e jo në liri duke drejtuar qarkun përkatës. Investitorët strategjikë tender marrës nga burgu do të ishin përballur. Ron-Ramë-San-Igor-Sergei, do të ishin procedim penal i regjistruar.
Emergjenca lindi sherret e drejtësisë me Ramln edhe në debate publike, kur ai ndaloi pagat e tyre.
Ka një kurth ku ne dashje apo pa dashje, por jo mosdijeni, ranë prokurorët e gjyqtarët.
Nëse SPAK do kishte vepruar me modelin e shpejtësisë “pagat” me së paku këta dosje
Inceneratorët, Teatri Kombëtar, EcoTirana
Ndranghetta, Porti Durrësit, Porto Romano, Tigrat 1 dhe 3, Aeroporti i Vlorës, Aruba e kokainës, dosjet e shumta të sky-ecc ku jabë edhe shtabet elektorale prej tre mandatesh të qeverisë, me trafikantët të patrazuar, Ron Yeffet Timaku, Thumanë Kashar, Rruga e Arbërit, AKSHI, Becchetti, Edi Rama do të ishte i pandehur dhe me shumë gjasa i dënuar. Çdo pasardhës do të kishte një model se shkelja e ligjit të dërgon pas hekurave. SPAK dhe çdo prokuror i juridiksionit të përgjithshëm, janë aty ndër të tjera, kryesisht për të gjurmuar paranë publike kush e vjedh dhe paranë kriminale kush e pastron. Amerikanët, belgët, francezët, gjermanët, spanjollët, italianët, të.gjithë sjellin grumbuj dosjesh. Tani po gjurmojnë paratë e tyre, rrogat. Ky është ekstremi ndërhyrjes. Por nëse ata do të kishin kryer me sira punët, sot nuk do kishin kokërr nevoje të shkonin në thesar.
Prokuroria dhe Gjykata nuk janë fasoneri. As punë me turne. Puno kur të të vijë porosia. Jo. Ata e dinë. Mos presin zile ambasadash. Ndonëse disa vende po bëjnë më shumë se ne për vendin tonë. Interesa apo jo pak ka rëndësi. Rezultati e thotë këtë. Të nderuar prokurorë e gjyqtarë, pagat ju takojnë me ligj domosdoshmërisht
Ndonëse disa prej jush e kanë shpezë ditore! Pastaj produkti i lodhur i punës suaj, është një tjetër akuzë më vete.
Basir Çollaku/ SPAK heto Ramën jo thesarin, gomarin jo samarin..
Leave a comment
Leave a comment

