Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi presidentin e Serbisë Alekensandër Vuçiç dhe argatin e këtij të fundit kryeministrin Edi Rama si përgjegjës direkt për gjyqin në Hagë dhe dënimin e 4 ish krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë.
Berisha: Së fundi, ai Padrinoja juaj, pas kësaj që ndodhi në Hagë, në qoftë se ka njeri më përgjegjës direkt për atë që ndodhi, është Aleksandër Vuçiç dhe argati i tij Edi Rama.
Ku e keni tani, e keni parë të çelë ndonjë gojë, më thoni pak çfarë tha ai?
Thuaj çfarë fjalë ka shqiptuar?
Apo ai ministri i tij? Se u zhdukën këta.
Këta sjellin këtë, që ky ka imunitet të vjedhë ditë e natë dhe thotë faleminderit, më lini të vjedh më shumë. Ky që kam këtu.
Se ky mobilizon të gjithë familjen, u jep kompani.
Niko, ja ku e ke zëvendësin, aty e ke.
Niko, të thashë se e ke zëvendësin gati.
Po, po, do e heqin edhe atë.

