Vendimet e dy javëve të fundit të qeverisë, AZHT-isë, sërish me Ramën firmëtar, për gjoja investime të shumëllojshme, sigurisht aty te llaç-hekur-tulla, janë miliarda euro, diku rreth 14 miliard euro. Afërsisht dy buxhete vjetore, apo 70 përqind të prodhimit të përgjithshëm. Duke e ditur se shumica e këtyre parave vijnë shpesh me peshë dhe cash, kthejllohet synimi dhe detyrimi.
Përse ky ngut?!
Përse kjo shkundje?
Kjo dakortësi?
Ky detyrim?!
Po lan borxhet? Po mban premtimet?! Ka marrë përqindjet?! Janë tonelatat e kokainës për tu pastruar sipas fjalëdhënies kriminale?!
Duke parë shumë sekrete e transparencë të munguar ka mjaft pyetje.
Është kjo darka e fundit?! Pazari i fundit? Lobimi i radhës në shuma marramendëse?! Nuk është thashetheme investimesh! Nuk janë strategji zhvillimi.
Opozita duhet të kërkojë emergjencë transparence. Zbardhje emër për emër. Kushdoqofshin. Për të mësuar ku vendos droga dhe krimi.
Protesta merr arsye të shumta shtesë për tu rritur dhe forcuar. Për të shkuar me çdo kusht në fund të kërkesave. Këto janë miliarda arsye paniku dhe frike të Edi Ramës për të qëndruar dhunshëm në zyrë. Omerta ka ligje të njohura. Këtu është trembja e madhe se mosbindja mund t’i sjellë surpriza të pariparueshme në çdo drejtim. Juridik, ekonomik, fizik, prangash..
Ka vetëm një pyetje ende të pa përgjigje të qartë e të plotë publike:
Mafia po i jep leje të ikë, apo urdhër kanosës të qëndrojë?!
Basir Çollaku/ Rama-Omerta, firnos miliarda euro! Pazar ikje apo kanosje qëndrimi?!
Leave a comment
Leave a comment

