Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e marrjes në dorëzim nga Forcat e Armatosura, të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri.
Kreu i qeverisë ka shkruar në rrjetet sociale:
👉 NJË DITË HISTORIKE PËR RILINDJEN E INDUSTRISË USHTARAKE me marrjen në dorëzim nga Forcat e Armatosura, të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri me standardet e NATO-s🦅🇦🇱💪
Kompania “Timak Defence” nisi si një Start Up shqiptar dhe tanimë është kthyer në një fuqi prodhuese për ushtrinë, ku shteti shqiptar ka aksionet e veta falë partneritetit Timak&KAYO (kompania shtetërore e krijuar enkas për partneritetet në fushën e mbrojtjes) 🦅🤝🇦🇱
Ambicia me “Timak Defence” është krijimi i realitetit sipërmarrës Made in Albania që do të garantojë sasitë e nevojshme dhe cilësi të lartë për nevojat e shtetit shqiptar, po edhe do të eksportojë prodhimet e veta në vende mike e aleate – ky është vetëm fillimi i një tjetër historie të re për Shqipërinë, që deri dje askush nuk e parafytyronte😍🦅🇦🇱

