NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
    5 hours ago
    Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
    2 days ago
    Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
    2 days ago
    Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
Të tjera
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
Kryesore Politikë
Kryeministri Rama takim me një grup pensionistësh: “Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i merrni ju”
Kryesore
Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
Kryesore Politikë
Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !

Neutrale
Last updated: 2026/07/03 at 11:44 AM
Neutrale 4 hours ago
Share
SHARE

E kundërta e varfërisë nuk është pasuria, e kundërta e varfërisë është mjaftueshmëria.

Edhe natyrshëm lind pyetja- a e kanë përmirësuar socialistët mjaftueshmërinë ?

Çmimet e larta të ushqimeve ‘rrëmbejnë’ 39.6% të buxhetit të familjeve shqiptare, gati 3 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Evropian. Mesatarja në Bashkimit Europian është rreth 13%, ndërsa në rajon familjet harxhojnë më pak se 35% të buxhetit familjar për ushqim.

Ndërsa ushqimi zë 39.6% të buxhetit të familjeve sipas të dhënave të fundit të FAO-s për periudhën 2022–2024, Shqipëria shfaqet i vetmi vend në Evropë ku kequshqyerja është ende problem. Ndërsa shumica dërrmuese e vendeve europiane kanë pothuajse zero prevalencë të popullsisë që nuk arrin të sigurojë ushqim të mjaftueshëm, Shqipëria shfaqet ndryshe nga fqinjët e saj dhe standardi evropian.

Edhe pse mininistri i financave e ka shpallur ekonominë shqiptare ekonominë më të qëndrueshme të rajonit të dhënat e FAO-s tregojnë se kequshqyerja në Shqipëri ka qenë në rritje . Në fillim të qeverisjes socialiste 2014–2016, prevalenca e kequshqyerjes ishte 4.5%. Pas viteve 2019–2020 prevalenca e kequshqyerjes arrin në 5.4% për vitet 2020–2021 u rritur më tej në 5.8% duke shënuar një kulm të ri në 6.2% në periudhën 2021–2023.

Këto të dhëna nuk tregojnë as luks e as bollëk, aq më pak qëndrueshmëri por përkundrazi presionin e rëndë që kostot e larta të ushqimit ushtrojnë mbi të ardhurat e ulëta të familjeve. Kur çmimet e ushqimeve përputhen me ato të vendeve më të pasura si Gjermania ose Italia, ndërsa pagat lokale mbeten ndër më të ulëtat në Europë, sigurimi i ushqimit të mjaftueshëm mbetet sfida e familjeve shqiptare .

Nga viti 2013 deri në vitin 2025 në Shqipëri, çmimet e përgjithshme të konsumit ose inflacioni i përgjithshëm është rritur me 34% ndërsa çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike janë rritur dy herë më shumë 68%.

Fqinjët tanë malazezë apo maqedonas dhe rajoni në përgjithësi kanë kostot bazë të ushqimeve shumë më të ulëta në krahasim me fuqinë blerëse, duke e bërë furnizimin e tyre me ushqim dukshëm më të qëndrueshëm, ndërsa shqiptarët duhet të mbajnë akoma barrën e pasigurisë ushqimore.

Por socialistët e qeverisë e të Kuvendit nuk i shqetëson oligopoli që lulëzon në tregun e importit të çdo produkti bazë ushqimor, e as rënia e prodhimit bujqësor vendas.
Nuk flasin për to edhe pse kombinimi i këtyre dy faktorëve është shkaktari i pamjaftueshmërisë, dhe çmimeve të larta që për fatin e keq të socialistëve nuk u zbutën as nga zhvlerësimi me 30 % i euros.

Sepse socialistët kanë ngatërruar testin e zhvillimit. Testi i zhvillimit ekonomik nuk është rritja ekonomike që u shton bollëkun atyre që kanë shumë, por nëse ekonomia u siguron mjaftueshëm atyre që kanë shumë pak.

Neutrale July 3, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
4 hours ago
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
5 hours ago
Kryeministri Rama takim me një grup pensionistësh: “Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i merrni ju”
1 day ago
Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
2 days ago
Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
2 days ago

Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !

Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë

Kryeministri Rama takim me një grup pensionistësh: “Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i merrni ju”

Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?