NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Kreu i PD, Sali Berisha: Regjistrimi i veprave penale ndaj Spiropalit në këtë kohë dëshmon se SPAK-u i partisë po përdoret si armë politike
    1 day ago
    Rama : Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë partisë!
    1 day ago
    Pas Diellës, Rama prezanton Shef Gjonin, do të merret me Prokurimet e Përqëndruara…
    5 days ago
    Belind Këlliçi: Shpjegimet e SPAK për Ballukun, konfirmojnë rënien dhe nënshtrimin total të Prokurorisë Speciale para Edi Ramës!
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Xhelal Mziu/Stafi i Tatimeve i paaftë dhe politik !
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Sky ECC dhe EncroChat : 7 strategji që avokatët evropianë paraqitën në Strasburg (18/11/2026)
Të tjera
Kreu i PD, Sali Berisha: Regjistrimi i veprave penale ndaj Spiropalit në këtë kohë dëshmon se SPAK-u i partisë po përdoret si armë politike
Kryesore Politikë
Rama : Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë partisë!
Kryesore Politikë
Irena Beqiraj/ Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike!
Të tjera
Foltore me demokratë në Tiranë/ Kreu i PD, Sali Berisha: Bashkimi dhe vetëm bashkimi, fronti i gjerë opozitar duhet t’i japë shtytjen e fundit regjimit të Edi Ramës
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Xhelal Mziu/Stafi i Tatimeve i paaftë dhe politik !

Neutrale
Last updated: 2022/07/18 at 9:16 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

BIRN zbardh dy raportet e FMN:
Stafi i Tatimeve i mbushur me të paaftë dhe drejtorë e personel të emëruar politikisht!

FMN thekson;
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, institucioni më i rëndësishëm për arkëtimin e mbi 35% të ardhura buxhetore, ka

“Staf të paaftësh, burime njerëzore të alokuara keq, qindra pozicione pune të mbetura vakante dhe drejtorë që ndërrohen tre herë brenda një viti”.

Dy raporte të Fondit Monetar Ndërkombëtar të publikuara në maj janë të drejtpërdrejtë dhe aspak diplomat, për situatën e Tatimeve.

“Një institucion ku kryeministri shqiptar ka demonstruar në vijimësi këmbënguljen për të emëruar persona politikë pa eksperiencë të mëparshme në punët e fiskut dhe ku drejtorët janë ndërruar vazhdimisht”.

Raporti i Asistencës Teknike për Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave dhe opsionet e Refomimit të Administratës,  është përgatitur nga pesë ekspertë dhe është financuar nga Komisioni Evropian dhe Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështjet Ekonomike.

Raporti tjetër, Përforcimi i kapacitetit të administratës tatimore në kohë sfidash.

Njëri prej raporteve vëren se praktika e qeverisë për të ndryshuar drejtorin e Tatimeve një herë në ca muaj (në vitin e studiuar nga raporti drejtori i përgjithshëm u ndryshua tre herë), e bën të pamundur ndjekjen e një axhende reformash për shkak se drejtori i ri dukshëm do të largohet para se të mësojë se çfarë po ndodh e do të bëj.

Por rrokada e shpeshtë e drejtorëve nuk është problemi i vetëm.
Problemi tjetër është mbajtja vakante e mbi 200 vendeve të punës në një institucion që ka gjithsej 1.200 vetë në organikë, për arsye dhe korrupsioni!

“Destabiliteti në udhëheqësinë e lartë ka qenë një pengesë e madhe për reformë të suksesshme.

Njëri prej raporteve të FMN-së
“Se si tatimorëve u mungojnë analistët e të dhënave dhe se duhet “të bashkëpunojnë me botën akademike” për t’u trajnuar.

Ekspertët e FMN-së duket qartë se rekomandojnë që tatimorët të kthehen në bankat e shkollës….!

“Stafi është jo mjaftueshëm i aftë dhe nuk ka mjetet moderne mbështetëse për administrim”, thuhet në njërin prej raporteve.

“Aftësitë standarde teknike dhe njohuritë mbi industritë nëpër të gjithë forcën e punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve janë të ulëta”, shkruhet më tej në raport.

Niveli i aftësive teknike dhe kompetencave nëpër të gjithë forcën e punës së DPT duhet të përmirësohet në mënyrë domethënëse”, shkruhet më tutje.

Sipas raportit, “mungesa e ekspertizës teknike redukton produktivitetin dhe cilësinë dhe mund të ketë ndikim negativ në dhënien a asistencës për taksapaguesit dhe ndërmjetësit.”

Ekspertët e FMN-së gjykojnë se stafi në Zyrën e Tatimpaguesve të Mëdhenj nuk kanë njohuri se si operojnë industritë kyçe gjë që “redukton aftësinë e DPT të kuptojnë problemet me të cilat përballen, të japin asistencë kuptimplotë dhe të monitorojnë performancën e taksave”.

Zyra e Tatimpaguesve të Mëdhenj është një institucion i krijuar mbi dy dekada më parë, për të menaxhuar taksat e korporatave më të mëdha në vend, të cilat paguajnë rreth 35% të të ardhurave totale të mbledhura nga tatimet.
Konkluzioni i ekspertëve të FMN-së është që në këtë zyrë dhe në të gjithë administratën tatimore, “njohuritë janë të ulëta”.

Ky nivel paaftësish, ndikon mbi sjelljen e taksapaguesve, që e nuhasin paaftësinë e tatimorëve gjatë ndërveprimeve të tyre.

“Stafi i arkëtimit të detyrimeve të prapambetura nuk është i aftë në ndjekjen e masave të arkëtimit të detyrueshëm, përmes veprimeve të falimentit dhe likuidimit),” thuhet në një nga raportet.

Staf i keqmenaxhuar

Raporti vëren se më shumë se sa gjysma e stafit gjendet nëpër zyra tatimore të qyteteve të vogla dhe relativisht të varfra të Shqipërisë, ku ka shumë pak taksa për t’u mbledhur, ndërkohë që zyrat e mëdha në qendrat ekonomike të vendit si Tiranë e Durrës, kanë më pak staf në raport me të ardhurat.
Kështu, 51% e stafit në organikë ose 629 persona, është përgjegjëse për arkëtimin e vetëm 15% të të gjitha taksave. (Patronazhist).
Zyra e tatimpaguesve të mëdhenj ka ndërkohë 10% të forcës punëtore të tatimeve dhe 35% të të ardhurave.

Zyra e tatimpaguesve të mëdhenj, e cila mbikëqyr koorporatat e mëdha, si dhe zyra e Tiranës mbledhin së bashku 77% të taksave dhe tatimeve të paguara në vend.

Raportet e FMN-së nënvizonë, problem me tatimet është përzjerja e politikës në vendimmarrje dhe mungesa e autonomisë administrative për të krijuar një institucion efikas.

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk ka aktualisht autoritetin për të ndërmarrë disa vendime kyçe operacionale, vendos politika dhe institucionet e tjera!

Destabiliteti në udhëheqësinë e lartë ka qenë pengesë madhore për reformë të suksesshme,” shkruhet më tej në raport.

Kjo është administrata tatimore e tjetërsuar në këto vite nga rilindja, e politizuar, e paaftë, abuzive dhe aspak efikase!

TAGGED: Lajme
Neutrale July 18, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Sky ECC dhe EncroChat : 7 strategji që avokatët evropianë paraqitën në Strasburg (18/11/2026)
5 hours ago
Kreu i PD, Sali Berisha: Regjistrimi i veprave penale ndaj Spiropalit në këtë kohë dëshmon se SPAK-u i partisë po përdoret si armë politike
1 day ago
Rama : Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë partisë!
1 day ago
Irena Beqiraj/ Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike!
2 days ago
Foltore me demokratë në Tiranë/ Kreu i PD, Sali Berisha: Bashkimi dhe vetëm bashkimi, fronti i gjerë opozitar duhet t’i japë shtytjen e fundit regjimit të Edi Ramës
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Sky ECC dhe EncroChat : 7 strategji që avokatët evropianë paraqitën në Strasburg (18/11/2026)

Kreu i PD, Sali Berisha: Regjistrimi i veprave penale ndaj Spiropalit në këtë kohë dëshmon se SPAK-u i partisë po përdoret si armë politike

Rama : Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë partisë!

Irena Beqiraj/ Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?