NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    “Aruba”/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori vetëm emrat e biznesmenëve, jo të qeveritarëve! Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë!
    2 days ago
    Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
    4 days ago
    Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT
    5 days ago
    Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Irena Beqiraj/ Efeket ekonomike të Investimeve Strategjike në turizëm !
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Irena Beqiraj/ Efeket ekonomike të Investimeve Strategjike në turizëm !
Të tjera
Majlinda Prendi/ Energjia Rinore është zemërimi i një brezi ndaj pushtetit. Arsyeja është e qartë, kauza po ashtu: largimi i Edi Ramës.
Të tjera
Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban lejo ngritjen e komisionit hetimor dhe të bëjmë transparencën e plotë
Të tjera
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Uzbekistan me ftesë të homologut të tij Shavkat Mirziyoyev.
Kryesore
Mehmet Elezi/ TI E URREN RININË!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Irena Beqiraj/ Efeket ekonomike të Investimeve Strategjike në turizëm !

Neutrale
Last updated: 2026/06/17 at 12:10 PM
Neutrale 3 hours ago
Share
SHARE

Në Maj të vitit 2015 u miratua ligji për Investimet Strategjike, edhe kriteret kryesore për cilësimin e një investimi si strategjik ishin vetëm dy:

Interesi publik i investimit si dhe kriteri financiar, që tregon fuqinë dhe potencialin për realizimin e investimit.
Edhe interesi publik në përzgjedhjen e një investimi strategjik duhet të vlerësohej sipas ;vlerës së investimit, kohës së realizimit, zhvillimit ekonomik rajonal dhe lokal, hapjes së vendeve të reja të punës, produktivitetit dhe vlerës së shtuar të tij.

Për të lehtësuar kostot e biznesit , investitorëve të sektorit të resorteve në zonat turistike, Këshilli i Investimeve i drejtuar nga Kryeministi mund t’u jepte jo vetëm akses në pasuri publike ( pa garë ) por , edhe shërbime publike sepse investimi në shkëmbim të avantazhit konkurues të krijuar nga transferimi i pronës edhe shërbimeve publike do të ofronte përfitime të shumëfishta për ekonominë lokale dhe të vendit .

Cfarë kanë ofruar resortet e ndërtuara si investime strategjike në këto 10 vjet ?

Sipas vendimeve të miratuara, qeveria u ka ofruar investitorëve mbi 5.8 km² tokë bujqësore dhe truall kryesisht në zonën e çmuar bregdetare jugore, përmes kontratave të qirasë 1 euro.

Investitorët që janë kualifikuar të bëjnë investime në turizëm kanë përfituar jo vetëm tokë në zonat bregdetare, por qeveria ju ka garantuar me anë të fondeve të buxhetit infrastrukturë direkte si dhe infrastrukturë ndihmëse, si furnizimin me ujë dhe kanalizimet, rrugë dytësore si dhe investime për shpërndarjen e energjisë duke përshtatur rrjetin e amortizuar, si dhe përfitime të tjera.

Nga llogaritjet konstatohet se çdo vit në dekadën e fundit për të lehtësuar kostot dhe bizneset e investitorëve të sektorit të resorteve në zonat turistike është investuar direkt deri 400 milion Euro nga buxheti i shtetit (me fondet e brendshme), pra gjithësej rreth 3.2 miliardë euro nga taksat tona.

Por le të shikojë cfarë kanë dhënë mbrapsht investimet strategjike .

Pra ndërsa kanë marrë 5.8km2 tokë edhe rreth 3.2 miliardë euro nga buxheti i shtetit për facilitimin e investimeve strategjike AIDA krenarisht deklaron se vlera e investimeve strategjike është 4.4 miliard Euro . AIDA po ashtu deklaron se Investimet strategjike në turizëm kanë prurë një shtesë punonjësish në sektorin e turizmit prej 25.040 individë.

Por, nëse i referohemi analizës sektoriale të Bankës Botërore të efektit që kanë investimet në turizëm në krijimin e vendeve të reja të punës rezulton se për çdo 10 milion Euro investime në turizëm duhet të krijoheshin deri 130 vende punë direkte dhe 60 indirekte. Pra këto nga 4.4 miliard Euro duhet të kishin prurë të paktën 57 mijë vende pune të reja direkt në turizëm dhe 36 mijë vende pune indirekt nga sektorë që lidhen me turizmin (bujqësi, transport, kulturë etj.)

Duke qënë se të gjitha investimet strategjike në 75%-85% të tyre kanë qënë ndërtim rezidecash private individuale me pak përzjerje strukturash TURISTIKE , ato nuk e kanë kalur dot testin e shumë propaganduar të krijimit të vendeve të reja të shumëkërkaura të punës .

Por pamjaftueshmëria për të prodhuar mirëqënie për banorët e zonave bregdetare, nuk përfundon këtu, Më anët një tjetër ligj i mirauar përgjatë vitit 2020 ligjit “Për menaxhimin e integruar të zonave bregdetare” dëmtohen edhe më rëndë interesat e banorëve dhe pronarëve të pronave në bregdet. Ky ligj i’u heq pronarëve të tokave në bregdet të drejtën për shitjen apo zhvillimin e lirë të tokave të tyre duke i dhënë shtetit të drejtën e parablerjes të çdo toke private në bregdet ose duke i detyruar pronarët që zhvillimi i tyre mund të bëhet vetëm me kontrata PPP ose si investim strategjik. Ligji ndërhyn brutalisht në vullnetin e pronarin e tokës në bregdet, duke e detyruar atë t’ja shesë pronën së pari shtetit, i cili me pas ja jep privatit me një cmim të paracaktuar dhe jo me vlerën e përcaktuar në treg, duke i shpronësuar banorët me vlera qesharake.

Por ekonomia e resorteve edhe investimeve strategjike përveçse nuk ka prurë përfitimet e pritura direkte, ajo është shoqëruar me kosto në kurriz të sektorëve të tjerë të ekonomisë . Sektorët e tjerë kryesisht bujqësia e cila duhet të ecte në të njëjtin ritëm me turizmin është në rënie të vazhdueshme. Prodhimi i produketeve edhe nënprodukteve bujqësore (përveçse peshkut vezëve dhe mjaltit) që prej 2020 njeh vetëm ulje , duke dhënë një sinjal të fortë për paqëndrueshmërisë që krijon ekonomia turistike e resorteve e cila ka zgjeruar tregun e produkteve të importit, duke zvogëluar tregun e prodhimeve vendase. Ndaj dhe deficiti tregtar i Shqipërisë ka shënuar nivele rekord, duke arritur në rreth 5.2 miliardë euro. Ky hendek i thellë vjen si pasojë e hyrjeve masive të mallrave të huaja.

Ligji i Investimeve strategjike edhe akte të tjera ligjore dhe nënligjore të miratuara këto 10 vjet për menaxhimin shitjen e tokave në bregdet nuk janë gjë tjetër vetëm strukrura nxitëse të njëashme të transferimit “të ligjshëm “ të vlerës nga publiku edhe qytetarët e thjeshtë tek një grup i caktuar njërëzish që jo fare çuditërisht janë edhe përfitues të kontratave të tjera publike. Edhe pse ky transferim është bërë gjoja në emër të krijimit të vlerave shtesë, apo vendeve të punës, kjo nuk ka ndodhur.

Të dhënat e 4.4 miliardë investime aktuale në resorte turistike përveç Taulantit që shpjegon “trashë e trashë ” nuk lënë askënd me dy pare tru në kokë të besojë se 4 miliardë të tjerë do të sjellin zhvillimin . Ky model ekonomik as nuk ndërton kapital produktiv dhe as nuk zhvillon . Ai ka krijuar një shoqëri me dy nivele: një elitë të vogël që kontrollon pasuritë e paluajtshme e cila përfiton jo vetëm nga transferimi i pasurisë publike pa garë , por edhe nga transferimi i detyruar pasurive private , edhe një mase të gjerë që duhet të mjaftohen duke pastruar edhe shërbyer …. nëse kërkon më shumë duhet të emigrojë.

Neutrale June 17, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Irena Beqiraj/ Efeket ekonomike të Investimeve Strategjike në turizëm !
3 hours ago
Majlinda Prendi/ Energjia Rinore është zemërimi i një brezi ndaj pushtetit. Arsyeja është e qartë, kauza po ashtu: largimi i Edi Ramës.
1 day ago
Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban lejo ngritjen e komisionit hetimor dhe të bëjmë transparencën e plotë
1 day ago
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Uzbekistan me ftesë të homologut të tij Shavkat Mirziyoyev.
1 day ago
Mehmet Elezi/ TI E URREN RININË!
1 day ago

Irena Beqiraj/ Efeket ekonomike të Investimeve Strategjike në turizëm !

Majlinda Prendi/ Energjia Rinore është zemërimi i një brezi ndaj pushtetit. Arsyeja është e qartë, kauza po ashtu: largimi i Edi Ramës.

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban lejo ngritjen e komisionit hetimor dhe të bëjmë transparencën e plotë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Uzbekistan me ftesë të homologut të tij Shavkat Mirziyoyev.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?