Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Mësohet se dorëheqja e tij është e parevokueshme dhe është depozituar në Ministrinë e Arsimit.
Gjuraj ka adresuar akuza të forta ndaj Bordit të Administrimit të Universitetit për ndërhyrje që, sipas tij, cënojnë autonominë universitare dhe bien ndesh me ligjin për Arsimin Universitar.

