Protesta disa ditëshe në Tiranë pas ngjarjeve të dhunës brutale policore ndaj qytetarëve në Zvërnec, në një investim të mbajtur jo transparent nga qeveria, kanë shumë të pathëna ende, në errësirën e madhe korruptive e kriminale të Edi Ramës. Qytetarët e mbarë vendit kanë të drejtë të reagojnë fort. Shumë më tepër e radikalisht nga sa e bëjnë aktualisht me një paqe mbreslënëse që të revolton. Zvërneci dhe Sazani janë investime ku Rama ka folur se janë interesa investimesh të Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza e presidentit Donald Trump dhe bashkëshortit të saj, fondeve financiare nga Katari ku ata janë pjesë bordesh. Zëdhënësi i kësaj industrie miliardëshë është kryeministri. Në ditën e Forumit në Davos kur Rama u gjend i paftuar, për shkaqe papëlqyeshmërie, por arriti të lobonte nga “miq ekonomikë” një vizitë të Ivanka Trump në Vlorë, duke e shitur si një lidhje të afërt me familjen e kreut të Shtëpisë së Bardhë. Darka ku biznemenë e mysafirë shtruan në Vlorë, u shit si punë e bitisur. Por hallet e Ramës vetëm sa janë shumëfishuar.
Kur Tirana ka kryefjalë protestën dhe patriotizmin e tradhëtitë kombëtare, ka disa paqartësi për shkak të ngjarjeve të fshehura. Por lajmi mbërrin në SHBA. Nju York Times përcjell protestën, duke e lidhur me investimin ku është përmendur Trump dhe Kushner. Po këto dy ditë ata, Ivanka dhe Jared, kanë folur në podcaste të ndryshme, duke thënë gjera të papërmendura nga Edi Rama, për Sazanin dhe Zvërnecin. Për marrëveshje të përfunduara. Ligjërisht. Eric Wendt gjenerali i nominuar për ambasador amerikan në Tiranë, u pyet në senat nga demoktratët gjatë seancës dëgjimore, për investimet e mundshme Trump në Shqipëri. Ai u kujdes të pohonte se do të informohej në Tiranë për shumë zhvillime.
Pyetjet janë shumë
Çfarë fsheh Edi Rama?
A i shërben Edi Ramës protesta?
Kush nuk e do këtë investim në Shqipëri?!
A e ka humbur ai kontrollin rreth mundësisë për të kontrolluar reagimin qytetar?
A i ka parë ai njerëz të tij, shoqata financuar prej tij, familjarë të pushtetarëve të tij, ministrave të tij në protestë, dhe mirë bëjnë, të cilët duke qeshur hareshëm kërkojnë dorëheqjen e shefit të familjeve në protestë?
Tallje në diell!
A ka një sizmikë të nëndheshme të “agjendës Soros” kur koka mbiu në Nju York Times, ashtu si ndodhi me investimet e mundëshme në Beograd, nga sipërmarrësi Kushner, të pezulluara më pas prej gjoja protetstave? PO.
A është Rama duke përdorur rastin “Zvërnec” dhe duke kthyer veton e pushteteve që ka, se ai është garant i këtij investimi, nëse ai qëndron në qeverisje? Kur shprehet sa të jem unë ky investim do të bëhet, ku njëherësh dekonspiron luhatje të fortë të mbajtjes së asaj karrikeje, për veprime të ditura nga të tjerë aktorë, e të fshehura prej tij?
A janë “Zvërnec” Thethi, Paketa e Maleve, Porto Romano, Smart City, Jet Bank, tregtia e armëve, kullat e kokianës në Tiranë, qokat ndaj Macronit me parqe qindra hekatarëshe, apo ndaj Melonit me kampe refugjatësh në Gjadër të Lezhës?
A është “Zvërnec” një investim në një sipërfaqë 1 milionë metër katror në Durrës mbi pronë të falsifikuar, denoncuar në SPAK, ende e pa bërë publike, madje as e sekuestruar nga prokuroria e gjykata, lërë pastaj të protestohet atje për të dhe mbi të?
A janë “Zvërnec” e më tej miliarda euro nga narcokartelet ndërkombëtare të kokainës të investuara në Shqipqri, e më pas riinvestuara në Evropë dhe USA?
A jepen nga Edi Rama lejet për këto investime? Sigurisht PO.
A kanë dijeni Rama dhe SPAK për pronësinë e kësaj toke ku është menduar ky investim? A e dinë ata se emra të botës së trafikut të drogës, kanë pronë të falsifikuar, të cilën Rama ua ka lejuar ta përfshihen në proejktin 4 miliardë eurosh? A ka njohje Edi Rama dhe familjarë të tij me këtë individ?
Të dhënat përmendin një sasi të konsiderueshme të cilën sipërmarrësi Samir Mane e ka këmbyer, pa treguar se si u bë pronar në një zonë të mbrojtur?
A ishte dhe kjo pjesë harte, lëndë e samitit të kokainës në Aruba në 2019-ën, mes trafikantëve dhe përfaqësuesve të qeverisë, kasetë e cila ndodhet në SPAK? Mëkatarë ka shumë. Gjithandej në pushtet e politikë.
Struktura e Posaçme u shfaq ditët e protestës duke kryer veprime sekuestroje për llogaritë edhe të vëllëzrve nga Katari përmendur si interes, e në darkë nga fuqi madhore mbi ato lokale u tërhoq, duke lënë të ngrira ato të dyshuara si pjesë e trafikut të drogës e tjetërsimit të pronës. Prokuroria ka pasur kohë për një hetim nisur nga 2000 të mbërrinte në një konkluzion për të cilin gjykatat duhet të kishin vendosur?
Po me Ramën kur do të flasin?!
Zvërnec janë qindra ngjarje të rënda në Shqipëri, e të jera me personazh Edi Ramën dhe grupe interesi gri e në të zezë, të cilat “zvërneci” i Vlorës sapo i ka shpërthyer. Ramën nuk ka komerdare ta shpëtojë nga mbytja në “Zvërnecët” e pafundmë prodhuar prej tij..
.

