Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në Tiranë hapi sot një ekspozitë kushtuar artistit të madh spanjoll, Salvador Dali (1904-1989)
Në ceremoninë e çeljes së ekspozitës ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi këtë ngjarje si një moment të veçantë për artin dhe kulturën në vend.
Ekspozita “Salvador Dali” është pjesë e “Koleksioni Argillet” të koleksionistes Christine Argillet.
Ajo prezantoi sot një arkiv të gravurave dhe vizatimeve të Dali, nga viti 1930 deri në fund të viteve 1970.

