Hekurudha Durrës–Tiranë, një projekt që duhej të ishte përfunduar që në vitin 2024, ende nuk është funksionale. Aktualisht po ndërtohen stacionet dhe elementë të tjerë të nevojshëm, ndërkohë që qytetarët vazhdojnë të përballen çdo ditë me trafik të rënduar dhe kosto në rritje.
Në një kohë kur çmimi i naftës është rritur me të paktën 25–30% brenda pak javësh, një transport publik i qëndrueshëm dhe i besueshëm do të ishte një alternativë reale për mijëra qytetarë.
Koha e udhëtimit
Sot, një udhëtim Durrës–Tiranë zgjat mbi 1 orë, nga 35–40 minuta që duhet të ishte në kushte normale. Kjo zgjatje sjell jo vetëm stres dhe humbje kohe, por edhe rritje të ndjeshme të konsumit të karburantit.
Konsumi dhe kostoja
• Në trafik normal: afersisht 2.16 litra/udhëtim
• Në trafik të rënduar: afersisht 4.32 litra/udhëtim
Kostoja:
• Më parë: < 400 lekë
• Sot: afersisht 970 lekë
Rritje mbi 240%
Ndikimi në mjedis
• 1 litër naftë = afersisht 2.4 kg CO₂
• Trafik normal: afersisht 5.2 kg CO₂ për makinë
• Trafik i rënduar: afersisht 10.36 kg CO₂ për makinë
Në shkallë ditore (supozojme se levizin afro 40,000 automjete/ditë):
Në kushte normale:
• Naftë: 86,400 litra
• Kosto: 15,552,000 lekë
• CO₂: 207,360 kg
Në kushtet aktuale:
• Naftë: 172,800 litra/ rritje me 200%
• Kosto: 38,707,200 lekë/ rritje me 249%
• CO₂: 414,720 kg/ rritje me 204%
Nëse hekurudha Durrës–Tiranë do të ishte funksionale në kohën e duhur, një pjesë e madhe e qytetarëve do t’i drejtohej transportit publik. Kjo do të ulte ndjeshëm kostot ekonomike, kohën e udhëtimit dhe ndikimin në mjedis.
Investimet në transport publik nuk janë luks — janë domosdoshmëri.
Nga Osman Metalla
06.04.2026
Screen shot nga sistemi gps i makines! Ketu nuk eshte perfshirë trafiku brenda ne Tiranê: nga mbikalimi i Casa Italias deri tek st. Trenit në Dr- 55 min...

Hekurudha Durrës–Tiranë: një mundësi e humbur (për momentin)!
Leave a comment
Leave a comment

