NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
    2 days ago
    Belind Këlliçi/ Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!
    3 days ago
    Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
    4 days ago
    Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Përse vetëqeverisja vendore ka gjetur mbështetje qytetare dhe përbën bazat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe demokracisë vendore në rrethin/krahinën e Hasit?!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Xhelal Mziu/ Në Shqipëri rriten kullat, rriten çmimet, por më shumë rritet varfëria
Të tjera
Basir Çollaku/ Asnjë lajm i kazantë, s’e ndal LAJMIN e veçantë!
Të tjera
Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
Politikë
Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)
Të tjera
Paradoksi – më shumë shkollë më pak njohuri dhe tre këshilla për tejkalimin e tij !
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Përse vetëqeverisja vendore ka gjetur mbështetje qytetare dhe përbën bazat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe demokracisë vendore në rrethin/krahinën e Hasit?!

Neutrale
Last updated: 2026/04/03 at 11:29 AM
Neutrale 2 months ago
Share
SHARE

Nga ing. Bashkim Ngjeci

Duke konsideruar organizimin tonë shtetëror deri në ditët e sotme, rezulton se Hasi është organizuar në disa mënyra qeverisje, por ajo që ka gjetur besueshmëri, mbështetje maksimale dhe ka ofruar zhvillim të qëndrueshëm me demokraci vendore preferenciale për qytetarët dhe banorët janë pikërisht periudhat:
1921 – 1925, kur Kruma/Hasi ishte qendër e Prefekturës Kosova (Lumë, Has dhe Malësi e Gjakovës), në këtë periudhë Hasi pati një ecuri inkurajuese, tejet të vrulshme zhvillimi.
Kruma (sot, pazari vjetër) mori një zhvillim të konsoliduar mini-urban, ku u rrit dhe zhvillua masivisht aktiviteti tregtar, përfshirë prezencën dhe dominimin nga tregtarë Gjakovarë, duke sinjalizuar zhvillimin e bizneseve elitare qytetare dhe identifikimin e elitës së qytetarisë vendase me një prezencët të lartë “muhaxherë”/jabanxhinjë (rreth 50 familje me 5-15 anëtarë nga krahinat tjera shqiptare), punonjës të administratës vendore të prefekturës dhe bizneseve të shumta që formësuan Krumën si një qytezë joshëse (Misiri i Vogël), referuar kjo ritmeve të zhvillimit dhe civilizimit të kohës.
Arsimi dhe kultura njohën një zhvillim të vrullshëm ku veçojmë, hapja e Internatit “Kosova” i cili kishte nivel në rrangun e kolegjeve të kohës (Harry Fulc apo Normales së Elbasanit), që ndikoi në inspirimin dhe konsolidimin e frymës patriotike e kombëtare tek nxënësit e këtij internati, që u përfshinë në zhvillime e ngjarje patriotke me ndikim për fatet e vendit dhe veçmas për zhvillimin e arsimit shqip në qytetet e fshatrat e Kosovës. Produkt i zëshëm i këtij niveli arsimor e kulturor i internatit Kosova ishte dhe shoqëria arsimore “Shkëlzeni” që kontribuoi përmes veprimtarive artisitke e kulturore nga grupet artistike të kësaj shoqërie ku dukshëm spikat dhe grupi i mandolinave.
Zhvillim dhe civilizim që në tërësinë e tij, u zbeh pas zhvendosjes së prefekturës, administratës e bizneseve drejt qendrës së prefekturës, në Kukësin e vjetër.
Në vitin 1992 -2000, Kësh. të Rrethit Has, bashkia Krumë dhe komunat Golaj, Fajzë dhe Gjinaj.
Vetëqetëqevresija e Hasit ndikoj në fuqizimi institucional, nëpërmjet krijimit të gjitha institucioneve me varësi digasteriale/Ministritë e linjës, të cilat nuk ekzistonin më parë në Has, që përmirësoi jo vetëm standardin e jetesës së për qytetarët, por imazhin, krenarinë dhe dinjitetin krahinorë të Hasit, të njohur dhe ripozicionuar në shkallë vendi në një nivel përfaqësimi të drejtpërdrejtë. Kjo periudhë konsiderohet si një fazë kyçe e vetëqeverisjes funksionale në rrethin e Hasit që vendosi bazat për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe social të Hasit, nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës, rritjes investimeve publike, nxitjen e bujqësisë dhe blegtorisë, shfrytëzimit të tokës bujqësore dhe të kapaciteteve blegtorale. Periudhë kjo, që shënoi intensifikim të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të paprecedentë për Hasin,me ndikim në reduktimin e hendekut të zhvillimit ekonomik të trashëguar, konsolidimin urban dhe administrativ të Hasit.
Shkrirja e Kësh.Rrethit 2000–2015, avancoi largimin e drejtorive sektoriale, kufizoi ndikimin në vendimmarrje të përfaqësuesve të Hasit dhe krijoi vështirësi e distancë në shërbime, devijime të investimeve, fondeve në rënie të akredituara posaçrisht për Hasin. Pasojat serioze që u shfaqën, demotivim i banorëve, shoqëruar me emigrim drejt vendeve të BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Migrimi i brendshëm drejt Tiranës e Durrësit, gjithashtu ndikoj në uljen e popullsisë aktive, krijoi vakum shërbimesh dhe mungesa të ndjehsme në tregun e punës.
Hasi pavarësisht ndërhyrjeve në 2015 dhe pasojave nga largimi i institucioneve, distanca në rritje për shërbimet dhe emigracioni masiv, u riorganizua si bashki unike qeverisëse në territorin e Hasit duke anashkaluar fragmentarizimin e qeverisjes vendore (jo përfaqësues krahinor), që ganatoj përfaqësimin e drejtëpërdrejtë të unifikuar dhe identitar, pa cënime teritoriale si vija e kuqe e panegociueshme për hasjanët. Kruma u rikonfirmua sërish qendër urbane, administrative, ekonomike e tregtare për Hasin.
Prandaj Hasi i vetëqeverisur (bashkia/këshill bashkiak), përbën të vetmen llogjikë dhe mundësi në përfaqësimin unik, institucional, identitar e krahinor, kjo e definuar pas shkrirjes së këshillit/kryetarit të rrethit Hasit dhe humbjes së mandatit të deputetit të zonës së Hasit në Kuvendin e Shqipërisë (nga viti 2005) si faktorë garant, përfaqësues, identitar dhe kushtetues për Hasin, hasjanët, demokracinë vendore dhe të ardhmen e brezave në teritorin e Hasit.
Bashkia Has, pavarësisht sfidave dhe kufizimeve, ka arritur të sigurojë besimin dhe mbështetjen morale të qytetarëve dhe banorëve hasjanë brenda e jasht vendit (Hasi në Kosovë, diasporë) si garanci e ekzistencës dhe zhvillmit të vlerave identitare e krahinore, përfaqësimit të drejtëpërdrejtë në institucione e vendit dhe partnerët. Përvoja e Hasit gjatë regjimeve te imponuara moniste, qeverisjes vendore jo të drejtpërdrejtë të ndërmjetësuar nga jashtë Hasit, por dhe ekperienca aktuale e Hasit në Kosovë e konsolidon argumentin se vetëqeverisja vendore nuk është vetëm mekanizëm administrativ/hartë administrative, por domosdoshmëri për përfaqësim dhe ruajtjen e vlerave, identitetit, kohezionit social, zhvillimit të qëndrueshëm dhe demokracisë vendore të shëndoshë e funksionale në teritorin e Hasit, njëherëah kompromisi ynë final i panegociueshëm.
At Pjetër Bogdani: “Fati i vendit tim është fati im” është po aq aktual dhe sot se: Fati i Hasit të vetëqeverisur, është fati i çdo familjeje hasjane dhe qytetari hasjanë kudo qoftë ai.

Neutrale April 3, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Xhelal Mziu/ Në Shqipëri rriten kullat, rriten çmimet, por më shumë rritet varfëria
15 minutes ago
Basir Çollaku/ Asnjë lajm i kazantë, s’e ndal LAJMIN e veçantë!
20 minutes ago
Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
2 days ago
Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)
2 days ago
Paradoksi – më shumë shkollë më pak njohuri dhe tre këshilla për tejkalimin e tij !
2 days ago

Xhelal Mziu/ Në Shqipëri rriten kullat, rriten çmimet, por më shumë rritet varfëria

Basir Çollaku/ Asnjë lajm i kazantë, s’e ndal LAJMIN e veçantë!

Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit

Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?