Zonja Elisa Spiropali sot flet për arrogancë. Madje thotë se ndihet e “terrorizuar”.
Por unë po bëj për të një pyetje të thjeshtë:
Ku ishit ju, zonjë, kur mijëra shqiptarëve iu shembën shtëpitë dhe mbetën në qiell të hapur?
Ku ishit kur qindra profesionistë u flakën nga puna për t’u zëvendësuar me militantë partie?
Ku ishit kur paratë publike zhdukeshin në inceneratorë fantazmë dhe në rrugë “floriri” që shemben me makinën e parë?
Atëherë nuk kishte arrogancë?
Atëherë nuk kishte padrejtësi?
Sot paska problem sepse u prekët ju.
Ky është standarti juaj:
Kur goditet qytetari – heshtje.
Kur preket pushteti – alarm për demokracinë.
Kjo nuk është drejtësi.
Kjo është hipokrizi, zonja Spiropali!

