NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    1 day ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    1 day ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    2 days ago
    Berisha në Strasburg në seancën për Kosovën: Drejtuesit e luftës u dënuan me 84 vite, Apeli t’i shqyrtojë objektivisht! Beogradi kërkon votat me fantazmën e Mlladiç
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ndërkombëtarët duhet të hartojnë një manual proteste.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Basir Çollaku/ KokëRama, DASH e nxin, Ursula e zbardh
Të tjera
Marrëveshja e forcave politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës/ Reagon Sali Berisha, Kryetar i PD-së: Një marrëveshje për tu përshëndetur!
Kryesore
Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
Kryesore Politikë
Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ndërkombëtarët duhet të hartojnë një manual proteste.

Neutrale
Last updated: 2026/03/31 at 10:07 AM
Neutrale 6 months ago
Share
SHARE

Ndërkombëtarët, që fluturojnë drejt Shqipërisë për të dhënë konferenca shtypi, duhet të hartojnë një manual proteste për popullin shqiptar që nuk pajtohet me qeverisjen e Edi Ramës

Pasi ta kenë hartuar këtë manual, të japin urdhër që ky i fundit të lexohet me zë të lart nga shefi i kuadrit çdo ditë në mbledhjen e mëngjesit në çdo ndërmarrje dhe fabrikë në Republikën Popullore Socialiste.

Populli shqiptar, që nuk pajtohet me qeverisjen e Edi Ramës, do t’i zbatojë me përpikmëri udhëzimet e shkruara në manual.

Ditën e protestës populli opozitar do të vishet mirë dhe do të ecë krejt i qetë në bulevard. Protesta do të duket si një shëtitje e qetë ku populli me një zë të butë dhe të shtruar ngre një pyetje për kryeministrin: Zoti kryeministër, ju lutem a mund të na konsideroni të denjë për vëmendjen tuaj teksa ngremë pyetjen: Si ka mundësi që taksat tona vidhen ditën për diell nga bashkëpunëtorët tuaj dhe ju thoni se nuk dini gjë?! Si ka mundësi që njerëz të shpallur në kërkim nga drejtësia vazhdojnë të fitojnë miliona euro nga tenderat e zhvilluara nëpër institucione shqiptare?!

Populli i kulturuar shqiptar, në ndryshim nga popujt e pagdhendur evropianë, nuk do të revoltohet duke u përplasur me policinë, apo duke i vënë flakën heshtjes së kryeministrit, por do të vazhdojë ecjen në bulevard duke zbatuar pikë për pikë manualin për protestë të hartuar nga ndërkombëtarët.

Ndërkombëtarët do ta përshëndesin popullin opozitar për kulturën e dëshmuar në protestë dhe madje në Bashkimin Evropian do të shpallet edhe një konkurs i cili çmimin e parë do t’ia japë popullit që vidhet më shumë, por që proteston më bukur.

Çmimi i parë do t’i jepet popullit shqiptar si populli që vidhet më shumë nga popujt e tjerë evropianë, por që proteston më bukur se çdo popull tjetër në Evropë.

Ndërkombëtarët do të pushtojnë ekranet dhe në prani të kryeministrit mes batutave dhe shakave do të deklarojnë; Merita e plaçkitjes dhe vjedhjes i takon qeverisjes, por Arti i Protestës së heshtur dhe së qytetëruar i takon Opozitës. Me këtë ju keni bërë një hap para drejt Evropës.

Konferenca e shtypit do të mbyllet dhe faktori ndërkombëtar do të shijojë një vakt të mirë me gatime tradicionale shqiptare dhe me një verë nga kantina e pasur e Gysit.

Post Scriptum- Në ndajmuzg faktori ndërkombëtar do t’i hipë avionit dhe duke parê Shqipërinë nga lart do të nënqeshë dhe do të thotë më vete; Sa e shijshme është Shqipëria!

Nga Elona Caslli

Neutrale March 31, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
1 hour ago
Basir Çollaku/ KokëRama, DASH e nxin, Ursula e zbardh
3 hours ago
Marrëveshja e forcave politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës/ Reagon Sali Berisha, Kryetar i PD-së: Një marrëveshje për tu përshëndetur!
17 hours ago
Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
1 day ago
Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive

Basir Çollaku/ KokëRama, DASH e nxin, Ursula e zbardh

Marrëveshja e forcave politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës/ Reagon Sali Berisha, Kryetar i PD-së: Një marrëveshje për tu përshëndetur!

Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?