NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
    2 days ago
    Belind Këlliçi/ Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!
    3 days ago
    Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
    4 days ago
    Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Konferencë me gazetarët/ Berisha: Shqipërisë në Europë ia mbylli dyert Edi Rama dhe Lubi Balluku
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Xhelal Mziu/ Në Shqipëri rriten kullat, rriten çmimet, por më shumë rritet varfëria
Të tjera
Basir Çollaku/ Asnjë lajm i kazantë, s’e ndal LAJMIN e veçantë!
Të tjera
Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
Politikë
Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)
Të tjera
Paradoksi – më shumë shkollë më pak njohuri dhe tre këshilla për tejkalimin e tij !
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Konferencë me gazetarët/ Berisha: Shqipërisë në Europë ia mbylli dyert Edi Rama dhe Lubi Balluku

Neutrale
Last updated: 2026/03/30 at 11:07 AM
Neutrale 2 months ago
Share
SHARE

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët të zhvilluar këtë të hënë, akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për bllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
Ai theksoi se integrimi në Bashkimin Europian është një proces jetik dhe një investim i gjatë për shqiptarët, por sipas tij, zhvillimet e fundit kanë sjellë hapa pas.
Berisha: Për Shqipërinë dhe shqiptarët, procesi më themelor për të ardhmen e tyre është integrimi i vendit në BE.
Shqipëria në Europë është ëndrra shekullore e shqiptarëve.
Shqipëria në Europë është investimi i tyre 32-vjeçar. Por Shqipëria në Europë është gjithashtu investimi i BE, Komisionit Europian, vendeve anëtare të BE, miliarda, miliarda, miliarde euro me të cilat ky vend është transformuar sa asnjë vend tjetër, po të kemi parasysh gjendjen në të cilën ishte.
Shqipërisë në Europë i mbylli dyert Edi Rama dhe Lubi Balluku. Do të ishte e padrejtë që të shkarkonim mbi Lubinë këtë përgjegjësi.
Lubia ka përgjegjësi të mëdha për vjedhjet që ka bërë, për shpërdorimin, për vjedhjen e miliarda eurove.
Lubia ka disponuar 12 miliardë euro investime dhe tani, sipas vetë Edi Ramës, janë ndërtuar thotë ai, që nuk janë kurrë, po le ta supozojmë që është e vërtetë, 1 mijë kilometra rrugë, të cilat u shembën si rrugë kashte njëra pas tjetrës në këtë pranverë.
Por, njeriu që mbylli dyert e Europës, duke përdorur për këtë qëllim dosjen e Lubisë, pasi është dosja e tij, është Edi Rama dhe ka vetëm një emër, që quhet Edi Rama.
Në raportin e tij, në tetor të vitit të kaluar, Komisioni Europian ka ngritur si çështje themelore për Shqipërinë rritjen e presionit politik ndaj gjyqësorit nga Edi Rama, luftën e dobët kundër korrupsionit dhe problemet madhore me lirinë e medieve.
Këto probleme jo vetëm që nuk morën një adresim të përshtatshëm dhe pozitiv, por njohën përkeqësimet më të mëdha në 32 vite.
Për herë të parë, parlamenti i Shqipërisë bllokon kërkesën e prokurorisë së vendit për arrestimin e zëvendëskryeministres Lubi Balluku.
Dhe këtë vendim, 83 mandatet e krimit që u përdorën si thika kundër drejtësisë nga Edi Rama, deputetët nuk e morën me vullnet të lirë, por në diktat të plotë të Edi Ramës.
Madje, siç e dini, Edi Rama deklaroi në mënyrë të papërgjegjshme se këtë vendim të tillë do ta merrte çdo parlament i çdo vendi demokratik.
E vërteta është se një vendim të tillë nuk e merrte kurrë parlamenti i një vendi demokratik.
E vërteta është se për Brukselin, për shqiptarët dhe për cilindo njeri që ka ABC-në e shtetit ligjor, ky është një vendim antikushtetues me pasoja shumë të rënda, shkatërrimtare për luftën kundër korrupsionit.

Neutrale March 30, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Xhelal Mziu/ Në Shqipëri rriten kullat, rriten çmimet, por më shumë rritet varfëria
1 hour ago
Basir Çollaku/ Asnjë lajm i kazantë, s’e ndal LAJMIN e veçantë!
1 hour ago
Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
2 days ago
Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)
2 days ago
Paradoksi – më shumë shkollë më pak njohuri dhe tre këshilla për tejkalimin e tij !
2 days ago

Xhelal Mziu/ Në Shqipëri rriten kullat, rriten çmimet, por më shumë rritet varfëria

Basir Çollaku/ Asnjë lajm i kazantë, s’e ndal LAJMIN e veçantë!

Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit

Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?