Shkruan Denisa Vata, deputete e Qarkut Dibër:
Sot u zhvilluan zgjedhjet për Kryetarin e Degës Mat të Partisë Demokratike.
Falenderojmë 681 anëtarët që morën pjesë në këtë proces, duke dëshmuar angazhimin dhe besimin e tyre tek demokracia e brendshme.
I urojmë suksese kryetarit të ri Avni Doci, si dhe përgëzojmë kandidatin Julian Klosi për një garë dinjitoze dhe qytetare.
Në çdo proces politik, rregullat dhe standardet janë udhërrëfyesi kryesor.
Partia Demokratike mbetet e hapur për çdo demokrat që respekton këto parime dhe vepron me përgjegjësi.



