Ministria
Vendosja e një ministre profesioniste në Ministrinë e Shëndetësisë ishte një ogur i mire…por Ministrja jonë me rezulton një profesoreshe teknike, pak Profesoreshë Universitare dhe aspak Administratore. Ministres që vjen nga sisteme shumë te konsoliduara nuk i bënë përshtypje rrumpalla shëndetësore që ështe instaluar në vendin tonë, nuk ja vrasin sytë reklamat TV që promovojnë sharlatanizmin “ …vjen Pr,Dr ByrekÇyreku bëne operacione x e y… vjen AntonioCazanova bën aborte falas… imazhe e foto të Pr Dr msc, Amerikan, Italian, Turk dhe Indian duke operuar dhjamin, mëndjen , syrin e shqiptarëve”. Nuk ja vrasin veshin mashtrimet dhe genjeshtrat për arritje fallco, bënë për here të parë x operacion ose diagnoze… të cilët lanë injorant mjekët tanë të rinj, që shërbejnë nate e dite nëper spitale, grumbullojnë pacient dhe vijnë matrapazët, operojnë pacientin shqipëtar pa e parë fare, dhe të nesërmen ikën me çanta plot” . Zonja Ministre A i keni parë ju këto fenomene në Angli dhe Itali ku ju keni shërbyer ? Unë nuk i kam parë në France.
Ministrja Sala pas prezantimit pompoz, nga mungesa e dëshirës për të njohur realitetin ra në kënetën e lënë gati nga Ogerta. QSUT po falimenton ndërsa Shërbimi Universitar i Okulistikës ka falimentuar . Komunikimet mediatike per UFO projekte dhe planet magjinare të Ministres, firmosja e ish-kontratat korruptive, lënja në fuqi e protokolleve anti-shkencore qe dhanë prova se effektiviteti i tyre është nul… e helmuan ose më mirë e verbuan publikun shqipëtar.
Duke e njohur mirë QSUT, Sistemin e funksionimit deri në detaje, kontratat e manipuluara, me protokolle anti-shkencore, në tetor 2025 i sugjerova Ministres të mos i firmoste këto kontrata po ti rishikonte para se te hidhte firmat në miliardat e taksavepagues shqipëtar të cilat nuk shkojnë në trupin e pacientit si ilaçe, as si examinime me aparaturat e duhura … as te personeli si rrogë e mire, si formim i vazhdueshëm, si zhvillim …por përfundojnë në xhepat e administrates se pa afte, në xhepat e oligarkëve hajdut apo kompanive farmaceutike të korruptuara deri vrasëtare.
Klinika okulistike në QSUNT Tiranë ka falimentuar.
Prej vitesh ka mbaruar roli kryesor i një klinike Universitare , përgatitja e mjekeve okuliste.
Aktiviteti klinik nuk funksionon për shkak te organizimit të keq, emrimeve nepotike dhe korruptive si dhe vendimeve, planeve, objektivave, rregullave shkatërruese te administratës përgjegjëse nga klinika , drejtoria deri te Ministria.
Ka 3 vjet që QSUT po lëngon, ka 6 muaj qe klinika universitare e okulistikes ka falimentuar, ministria nuk reagon, drejtoria nuk kupton, K/Ministri fluturon.
Unë do prononcohem për fushën time Okulistikën, sepse zonja Ministre nga 4 projekte që annonçoi si arritje dhe perspektive e madhe e mjekësisë tonë në parlament dy ishin okulistike ( lentet dhe transplanti i kornesë). Deputetët u “habitën” me arritjet, mjekët deputet mernin frymë ngadale për te kuptuar se ku mund të bënin ndonjë k.ç.k., ndersa ministrja si somnabul lexonte shifra… ju sigurojë se as vet nuk dinte cfar lexonte.
Në planin kombëtar, objektivi i ministrise për Okulistika2030 është zbulimi i të mbetave të refraksionit ( syze) me tabela të prishura dhe personel të pa afte te fëmijët. Kjo zgjedhje e turpëshme dhe programi korruptiv e përkeqsojë situatën e ketyre difekteve te fëmijët.
Profesionistet e vërtet dhe shoqatat e profesionisteve PAAO bashkë me OBSh propozuan si projekt objektive Okulistika2030 “ Depistimin e Retinopartisë Diabetike me IA”. Për herë të parë në vendin tone në fushën e mjekësise në 2021 u realizua në praktikë diagnostikimi i Retinopathisë Diabetike me IA. Nje foto e Retinës së një pacienti me Diabet u dergua në iClaud një programi IA , i cili brenda 3 min na ktheu përgjigje: raport i detajuar për diagnozën dhe stadin e RD. My punim u paraqit në kongresin e www.paao.al dhe u vlerësua shume nga OBSh, Profesorët e U. Liverpulit Angli si dhe nga Akademia e shkencave të Shqipërise. Zonja ministre programi është në zyrën tuaj. Hiqeni zonja ministre Sala, hiqeni këtë paçavure, se i bëni nderë Okulistikës Shqipëtare, Ministrise, pacientëve me Diabet, objektivjuaj okulistika2030 jo vetëm nuk na çon në EU por ju turpëron programin Shqipëria2030 , hiqeni dhe vendosni “ Depistimin e Retinopartisë me IA”. E ardhmja është kjo, ju duhet ta kuptoni se IA dhe një mjek i mire kanë përmirësuar diagnostikimin 95%.
Ja pse ka falimentuar klinika universitare e okulistikës.
1- Ministria me paramendim korruptiv ndalon prej vitesh bërjen e operacioneve të retines , kjo sjellë verbimin e 200-300 personave në vit, në vendin tonë.
2- Ministria ndalon me ndërgjegje dhe zell të madh, bërjen e Transplantit të Kornesë, kur të gjitha kushtet janë. Ogerta e sorollati 8 vite, kontraktoj spitale private qe edhe ato raste që kanë bëre kanë paguar 2-6 mij Euro, Albana mund ta realizonte për një muaj, po nxori nje vendim dhe e çoi në kalendat Greke, ndërsa Profesoresha Sala e shiti fare. U mburr përpara deputetve se Ministria do disboursoje këte vit 250 000 € për transplantin e kornesë, pa shpieguar fare si , ku, kur, kush!? I kam shkruar tre herë se Transplanti i kornesë realizohet shumë mirë brenda një muaji nëse Ministria ka dëshirën e mire dhe shkarkohet nga ngarkesat korruptive te sistemit qe gjeti në ministri në shtator 2025.
3- Ministria me urdher ka deformuar protokollin e trajtimit te sëmundjeve kronike të retinës me Anti-VEGF , me kërkesën tonë shteti ka futur preparatet më të mira të kohës, për të cilën e falenderojmë perditë ne mjekët dhe pacientët. Po jo, Ogerta ka nxjer një urdher qe pacientët ta përfitojnë vetëm një vit, pastaj le te verbohen, administrata e mëvonshme e përkeqesoj fare ketë protokoll. Pacienti që ka nevojë nuk e merë menje here këte preparat por duhet te futet në listëpritjet e administratës, dhe pacient i shkretë e përfiton pas dy deri tre muaj me vonesë, kur mjekimi i parë eshtë urgjence, urgjence Zonja Profesoreshë Ministre. Përfundimisht shteti harxhon miljona pa efekt real në syrin e pacientit.
4- LENTET, lentet se kështu ja vuri emrin këtij projekti vertet të madh në okulistikë Ogerta, ja mësojë edhe kryeministrit. Lentet janë Implante Intra Okulare që implementohen në sy pas operacionit të kataractës apo perdes. Paketa e Kontratatit, edhe me të mbeta, praktika korruptive, çmime katastrofike por materiale aspak të justifikueshme.. ka ndihmuar shumë fare pacientët shqipëtar, por ka 6 muaj që ka stopuar. Profesoresha Ministre nga 4 projekte qe firmosi dhe i mori votën deputetëve ishte dhe programi i lenteve. Nuk e dinte ministrja se në momentet që ajo fliste në parlament, kishte dy muaj që lentet në QSUT mungojnë prej 6 muajsh. Nga tetori 2025 dhe sot nuk ka lente në QSUT, kthehen dhe sorollatet 20-30 pacient në dite, kryesisht pensionistët e varfër. Populli e degjojë në TV prandaj pacientët por edhe mjekët duhet të manifestohen për të drejtat e tyre se lekët janë paguar per keto marrëzi. Drejtoresha të shkojë cdo ditë në orën 8 te recepsioni i okulistikës, ta preki këtë të vertet.
Drejtoria
Vulën e kësaj gjëndje amnezike te QSUNT Tiranë, j’a vuri drejtoresha e re, e cila bëri thirrjen për te nxitur cdo qytetar dhe pacient të denoncoje mjeket qe ju marin para pacienteve kundrejt shërbimit shëndetësor në publik. Kjo ishe nxitja të bëja kete kujtes. Drejtoresha hap fushatën e intimidimt te personelit mjeksor qe shërben në qsut, duke kërkuar individe apo grupe kriminale të strukturuara , kur këto individe dhe grupe i ka në administratën qe drejton dhe në ministrinë qe e komandon.
Drejtoresha e institucionit publik shëndetësor më të rëndësishëm ne vend përpara se të bëje policen duhet tju japi përgjigje, zgjidhje pacientëve që vdesin, verbohen, sorollaten, gënjehen dhe zhgenjehen nga sherbimet në qsut nga keqorganizimi dhe keqmenaxhimi në QSUT.
Drejtoresha duhet te bëjë publike çdo ankese qe i shkon përdite në zyrën e sajë hermetike, po po cdo ankese qe shkon për mungese të ilaçeve, mungese të aparaturave te prishura me dëshirë e pa qëllim, per mungese orgnizimi… vetëm nga okulistika nga tetori e sot i shkojne dhjetra pacient se mungojnë lentet, se sorollaten për marjen i ilaçeve Anti-VEGF, se nuk behen operacionet e retinës, transplanti i kornesë, krejtësisht për mosdëshirë të administratës,, ministres, drejtoreshes dhe pamundesisë së sistemit inefikas.
Kjo situatë më kujtuan vitin 2001, isha Drejtor i Përgjithshëm i QSUT, e sapo rimbëkëmbur nga katastrofa politiko kriminale e 1997. Të ç’ekilibruar nga sherret politike të së majtës… tre qeverri… MetaMajkoNano, në media fillojë një lançim i personelit shendetësor, në TV shiheshin intervista në tortuaret e Tiranes “ …a marrin mjekët lekë ne spital…” dhe logoreja e popullit qe ushqehej me politike, thoshte po, por pa denoncuar asnjë. Politika fitoj mbi personelin e spitaleve. Që në atë kohe kam kuptuar se politika e mbanë gjallë këtë trusni, për të fshehur, justifikuar bëmat, korrupsionin kapilar, emërimet nepotike, vjedhjen e shëndetit të popullit. E tmerrshme! E pa imagjinueshme, korrupsion me ilaçet e pacientëve , kur në gjithë botën spitaleve u bejne donacione marramëndse për te patur spitale sa më të pasura në medikamente , aparatura; donacione për studime, në vendin tim vjedhin edhe ato pak që akordon shteti…Në atë kohe vjen në zyrën e drejtorit te përgjithshëm Gazetari Rezart Xhaxhiu: pyetja e pare: a u marrin mjekët lekë pacientlve? Jo i thash prerë. Mjekët tanë, personeli i mesëm i ulët punojnë në kushte tepër të vështira. Nuk quhet korrupsion se nje pacient i jep një infermiereje 200 lekë pas një shërbimi, as 1000 lekë një mjeku pas vizitës apo operacionit, kjo eshte respekt. Vura re se gazetarit nuk i pëlqeu përgjigjia ime, dhe nuk e vonoi pyetjen e dytë: Po flitet për korrupsion në shëndetesi. Edhe pse isha i bindur se ekzistonin raste me mashtrime, sorollatje, mos zbatim protokolli nga personel i pandershëm sepse edhe sistemi nuk ekzistonte , e sfidova gazetarin: Po ju përgjigja korrupsion ka, korrupsioni behet ne drejtori, ministri … por jo te marrdhënja mjek pacient. Nëse ju më gjeni nje mjek që i kërkon pacientit lekë para shërbimit duke i vënë kusht: nuk ju operojë nëse ju nuk më jepni x lekë , un do e bëjë shëmbull që një fenomen i tillë të mos ndodhi kurrë më në spitalin publik. Me Rezart Xhaxhiun nga ajo kohë jemi miq dhe e përshëndes.
Koha më dha të drejtë tashmë afër 25 vjet më pas nuk janë mjekët të korruptuar por jane institucionen, administrata dhe komisionet e paligjshme dhe te pa afta qe bëjne, tendera, emërojnë personelin në spitale, zgjedhin shefa dhe drejtor qe s’kanë lidhje fare me vendin e punës e blerë me korrupsion apo nepotizëm.
Administrata & K/ Ministri
Ndersa K/Ministr RAMA i dehur nga suksesi i politikes se jashtëme, që në të vertet e ka vendosur shqipërinë në piedestalin e merituar, sa që këto vite do mbeten në histori si vitet e Shqipëtarise, ka humbur fare kontaktin me realitetin e brendshem, me jetën e përditëshme te popullit tonë, me arsimimin e tij, me shendetin e tij, me hallet e jetesës, … ka humbur rolin kryesore të një K/Ministri, rolin e Administratorit. Administron me sms që as i lexon fare vetëm i transferon. Shembull konkret: i dergohet Ramës një sms, Rama pa e lexuar ja dergon Ministrit apo drejtorit te fushës, drejtori i pa afte apo Ministri i përgjigjen, 90% e mashtrojnë. Rama përgjigjen e tyre as e shef por ja dergon ankuesit… një rreth vicioz pa vlere. Jo zoti K/Minister nuk ecet kështu, behu një dite administrator se Administrata jote eshte jashtë funksionit, hirarkia nuk ekziston, është e pa afte dhe e korruptuar, tashme e frustuar nga SPAK eshtë paralizuar fare, nuk kryen as një veprim, as vjedh dot, as gënjen dot, as spiunon dot, as avancon dot, as firmos dot , sistemi është paralizuar, punonjësit ndihen të terrorizuar… Nuk eshtë më koha te beni humor dhe historira me, Doktoraturat fallco, plagiaturat duke na shpallur “ Atdheu i plagiaturës”, me dipllomat e juristëve dhe te infermiereve,… po të bëhesh administrator, administrimi tregon performancën ekzekutivit, administrim do të thotë të ndjekësh çështjen deri në zgjidhje, ta kontrollosh, të nxjerësh mësim dhe të marësh masa për ta rregulluar. Nuk mjafton të thoni “stop dipllomave fiktive” . Po të bëni studim nga vinë këto diplloma fiktive? Nëse nuk doni të dëgjoni specialistët e fushave, pyesni ChatGPT, kërkojini Diellës një studim sa diplloma juristi prodhon ky vend në një vit? sa diplloma infermierie? Sa e Sa e Sa të dipllomuar pa formim fare pa bërë mësim se proktike dihet se nuk bëjne , ke universitete qe lëshojnë diplloma infermieri po edhe mjeku pa bërë asnjë ore praktikë, Uneversitete e drejtuara nga Ministrat apo ish Ministrat Tuaj të cilët pasi ju shitën liçensat, tani janë Rektor, Tutor, Dekan, të universiteteve fiktive… po hyni në Ginnes. Faktet tregojnë se Ju administroni shumë keq: Ç’farë bëre me autorët e plagiaturave, shitjes se dipllomave fallco kur ne ua çuam mbi tavoline ne 2015, 50% e doktoraturave ishin fallco, ju në vend ti penalizonit , te rregullonit ligjin dhe të zhdukeshin këto praktika obskurantiste, i legalizuat doktoraturat, (doktorantët fallco tani të janë bërë Profesora të Associuar), dhe promovuat grupin e strukturuar kriminal te prishjes se arsimit të lartë sidomos në UMT.
Ju nuk dini të administroni, ju dini vetëm të talleni, u tallët në mitingut e Shkodrës për doktoraturat në mjekësi qe ishin kopjuar nga Min e jashtme, talleni në konferenca shtypi për diplloma fiktive të juristëve , në podcaste, në mbledhje partie dhe qeverrie, kur duhet të beni krejt të kundërtën, të merni përgjegjesite, po tash pas 13 vjetësh ne pushtet duhet të merrni përgjegjësite, te ndaloni urgjentisht dipllomimet fiktive, se po e ktheni vendin ne atdheun e Dipllomave fiktive, që po shkatërrojnë se pari buxhetin e familjeve shqiptare qe investojne kot te femijet, shkatërruat rininë dhe të ardhmen e vendit… Athere duhet ta pranosh se pa aftësia jua në administrim, menaxhim dhe organizim; mosveprimi juaj na bëri Atdheun e Plagiaturës dhe të Dipllomave fallco? Kush na pranon ne në EU me kete sistem arsimor dhe shëndetësor?
Ç’far keni bëre Ju dhe çfar bën administrata Juaj për drejtorin e pa aftë, për mesuesin, për mjekun, per Prokurorin, Juristin apo OPGj qe nuk bënë mirë detyren? Kush e komandon një drejtor të pa afte te MEKI që ka bërë lëmsh formimin profesional? Mentaliteti juaj menaxhues ështe destruktiv. Para disa vitesh denoncova një petagog që shiste notën, dipllomën… dhe faktet ja çova ministres tuaj amorfe. Përgjigja e Ministres: Çojani prokurorisë!!! Po administrâtën për cfar e kemi?
Çfarë bëre kur profesioniste te vërtet nder vite ju thoshin me shkrim dhe me goje “ changé le cap »? Asgjë! athere nuk duhet te habitemi perse arsimi universitar ka denigruar dhe spitalet universitare po falimentojne.
Çfarë u bë ( flas nga ana administrative) me cubat që të erdhën në zyre me armë apo krimbat e krimit ekonomik te drejtorise se përgjithshme të Policise Shtetit qe sulmojne biznese pa urdher prokurori. Çfare bëre? Asgjë. U mjaftove te flasesh për cubat në konferenca ose të pranosh sms infatile të drejtorit të përgjithshëm të Policise për vartësit që shkelën ligjin “ po jam marre me këte pune o shef, u kërkova fajle ankuesve, ç’far të bej më shumë o shef” ndërsa krimbat vegjetojne edhe sot ne radhet e policise , të gatshëm te sulmojnë ndonje biznes tjetër.
JO zoti K/Ministër, këto dru të shtrembra dhe shumë e shumë e shumë të tjerë që kanë asfixuar administratën duhet te pastrohen me masa administrative dhe jo ti ngarkohen drejtesise, lëre drejtësinë të bejë punën e vet.
Nuk dua të citoj filozof të medhenj…po lexoni të paktën cfar shkruajne njerzit e mëdhenj të vendit tone, Dritëro Agolli, për intelektualin/profesionistin, Robert Ndrenika per drejtësinë apo Alfred Moisiu “ Kujt po ja lini këtë vend”
Pr Pajtim LUTAJ MD PhD
Oftalmolog, “ Mjeshter i Madh”
Profesor i UMT & Prakticien Spitalor QSUT
Diplome Oftalmolog, Universiteti Paris 6, France
Ish-Intern, Atache e Assistent i Spitaleve te Parisit
Sherbumi okulistikes QSUT & Klinika VISION Tirane
President i PAAO www.paao.al, Anëtar i CIO &AAO

