Ka disa komente që pretendojnë se me lëvizjet e fundit të shpallura në Asamble, Edi Rama ka blindur nga ana elektorale Tiranën, ku siç doli nga analiza e tyre, qenka qarku që ka zhgënjyer më shumë kreun e organizatës!
Me sjelljen e Taulant Ballës si drejtues politik, në fakt Edi Rama po eksporton në Tiranë modelin e bandave dhe krimit të organizuar që kthehen në shtabe elektorale dhe prodhojnë vota, duke kërcënuar qytetarët e duke intimiduar demokratët.
Dihet botërisht dhe është madje dhe në disa fashikuj të dosjeve në SPAK e provuar, se Taulant Balla ka lidhje të forta me bandat dhe krimin e organizuar.
Edhe pse këto përgjime po vonojnë të trajtohen nga SPAK, prapë kushdo e di raportin e tij në Elbasan me grupin e Suel Çelës.
Të njëjtën gjë bëri dhe në Fier kur ishte një periudhë. Madje, e implementoi edhe në diasporë.
Tirana, duhet thënë se nuk ishte prekur aq shumë nga ky fenomen. Sigurisht, gjithçka tjetër që prodhon farsë elektorale është vënë në jetë dhe këtu. Nga presioni për vendin e punës, tek joshja e blerja e votës, tek patronazhimi e vënia e shtetit në dispozicion.
Por bandat e krimi i organizuar kanë qëndruar disi larg e më të kujdesshëm në ekspozimin e tyre
Ndoshta kjo i ka sjellë Edi Ramës pakënaqësi në rezultatet e tij alla-bjelloruse.
Me gradimin e Taulant Ballës si drejtues politik i qarkut, ai po bën gati terrenin për të sendërtuar edhe në Tiranë skemën krim i organizuar-votë.
Ky është i vetmi blindim që ka bërë.
Për kryeqytetin, thjesht emërimi i një personi si Taulant Balla, është në vetvete një fyerje.
Imagjino dhe arsyet e rolin që pritet të luajë ai më tej.
Me këtë lëvizje edhe një herë Edi Rama provoi se nuk ka asnjë vizion, asnjë plan, asnjë alternativë, por thjeshtë skema të errëta për të mbajtur pushtetin.
Por kjo konfirmon gjithashtu, se ai është në grahmat e fundit.

