Është ndarë nga jeta ish-deputeti Hamit Kosta, një emër i njohur në Peqin.
Kosta ka qenë deputet i Partisë Socialiste në legjislaturën 2005-2009.
Pasi u përjashtua nga PS-ja për shkak të votës për zgjedhjen e Bamir Topit si President i Republikës, Kosta iu bashkua PDK-së së drejtuar nga Nard Ndoka, pjesë e koalicionit qeverisës të asaj kohe nën ish-kryeministrin Sali Berisha. Më parë, ai ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin

