Me një protagonizëm të dalë boje duke u sjellë si lider global, Edi Rama u kërkoi vendeve të Europës që ta shpallin Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste. Ta bënin këtë nën shembullin e tij.
Kështu kryeministri më i korruptuar në kontinent u jepte mend udhëheqësve europianë.
Por fakti është se BE e kishte bërë këtë shumë më përpara. Pas disa paralajmërimeve në janar, ku dënohej dhuna çnjerëzore ndaj protestuesve, Këshilli Europian, ku përfaqësohen 27 shtetet anëtare e shpalli me 19 shkurt Gardën Revolucionare si organizatë terroriste.
Pas të vjelit, palloshi që i kanë rënë gjithë rrugët dhe i ka bashkëpunëtorët kryesorë të pandehur për korrupsion e krim të organizuar, i jep mend Europës.
Këto aktrime nuk impresionojnë më askënd dhe roli ndërkombëtar që përpiqet të marrë nuk do e ndihmojë t’i shpëtojë hetimit dhe drejtësisë.
Laku po i ngushtohet dhe kreditet e tij si brenda dhe jashtë vendit janë sot Zero.


