Bombarduesit e rëndë supersonik të ushtrisë amerikane B-1 janë hedhur në veprime luftarake kundër Iranit.
Këta avionë janë nisur nga bazat e ndodhura në Shtetet e Bashkuara për të goditur në Iran sistemet e lëshimit të raketave
Të aftë të përballojnë fluturime dhe aksione luftimi deri në 30 orë, bombarduesit B-1, ashtu si B-2 dhe B-52, përbëjnë ajkën teknologjike të aviacionit amerikan dhe përdoren për veprime specifike ushtarake, që nuk përmbushen dot nga avionët F-35 apo F-22.

