Sot, më 2 Mars, vlerësojmë dhe e nderojmë këtë datë me rëndësi historike për kombin tonë, dhe si lartësim për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Më 11 shtator 2024, kur drejtoja Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, miratuam projektligjin për shpalljen e 2 Marsit festë zyrtare. Ky projektligj, i propozuar nga ish deputeti socialist Eduart Ndreca, u mbështet edhe nga ne si opozitë, me përkrahjen e veçantë nga dy deputetët e Lezhës në komision Agron Gjekmarkaj dhe Kastriot Piroli sepse identiteti kombëtar nuk duhet të ketë ngjyrë politike.
Antikombëtarët që njohin vetëm Ramën si “Skënderbe”, bllokuan një projektligj që kishte kaluar me konsensus në komision dhe që sipas rregullores duhej të futej në seancën e radhës. Me urdhër politik, u shkel rregullorja dhe një projektligj i miratuar nga komisionet nuk u fut kurrë në seancë.
Shpallja zyrtare e 2 Marsit do t’i jepte më shumë peshë forcimit të ndërgjegjes kombëtare dhe do të nxiste studiuesit shqiptarë dhe të huaj për hulumtime të mëtejshme mbi këtë periudhë të lavdishme të historisë sonë.

