Prof. Dr. Tritan Shehu
E Shenjta Nene Tereza eshte personaliteti me i madh i Kombit Shqiptar ne epoken moderne.
Ajo dhe Gjergj Kastrioti Skenderbeu perfaqesojne “duetin” e krenarise e vlerave tona kombetare.
Perfaqesojne ne nje ane patriotizmin, dashurine per liri, perpjekjet e luftrat e pa kufishme per ate, lidhjen me Europen.
Ashtu si ne anen tjeter dashurine e madhe per njeriun, dhembshurine e pakufishme ndaj vuajtjeve te tij, devocionin per t’i sherbyer atij ne emer te asaj, qe eshte me sublime, vlerat e njerezimit vete!
Ai “duet” perben pa dyshim mesazhin e “pasaporten” me te fuqishme te kombit shqiptar ne te gjithe rruzullin.
Ndersa per Gjergjin ka nje monument dinjitoz ne Sheshin me te njejtin emer…
Per te Shenjten Nene Tereza nuk ka asgje ne Tirane, asgje per ate personalitet madhor.
As monument te Saj, as nje odeon a obelisk per vepren e saj, asnje museum, qe do te nderonte Shqiperine e shqiptaret kudo ne rruzull.
Edhe ne projektin e fundit per restaurimin e atij Sheshi, ndersa flitet per nje Muzeum arkeologjik…
Per Nene Terezen asgje!
Vetem heshtje.
Sikur dhe ai Shesh te mos mbante emrin e madh te Saj.
Sikur dhe ate emer dikush kekon ta mjegulloje.
Turp e krim ky ndaj vlerave, krenarise e historise jo vetem te Kombit tone.

