NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    1 day ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    1 day ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    2 days ago
    Berisha në Strasburg në seancën për Kosovën: Drejtuesit e luftës u dënuan me 84 vite, Apeli t’i shqyrtojë objektivisht! Beogradi kërkon votat me fantazmën e Mlladiç
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Gjeneral Piro Ahmetaj: “Konferenca e Mynihut, Siguria nën/mbi rrënojat e rendit të vjetër”
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
Kryesore
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Basir Çollaku/ KokëRama, DASH e nxin, Ursula e zbardh
Të tjera
Marrëveshja e forcave politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës/ Reagon Sali Berisha, Kryetar i PD-së: Një marrëveshje për tu përshëndetur!
Kryesore
Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Gjeneral Piro Ahmetaj: “Konferenca e Mynihut, Siguria nën/mbi rrënojat e rendit të vjetër”

Neutrale
Last updated: 2026/02/19 at 3:15 PM
Neutrale 7 months ago
Share
SHARE

Konferenca e 62-të e Sigurisë, që u zhvillua fundjavën e kaluar në Mynih, Gjermani, jo vetëm u ndoq me interes të shtuar, por dhe vijon të mbetet në “top të lajmeve” si dhe analizave për kancelaritë, institutet dhe personalitetet në Washington, Bruksel, Londër, Berlin, Pekin, Moskë etj. Me kapacitetin e “Ekspertit për Sigurinë Kombëtare, Rajonin dhe marrëdhëniet me SHBA/NATO”, po paraqes një përmbledhje rreth rrethanave, diskutimeve dhe mesazheve me peshë gjeopolitike që u përcollën nga Mynihu:
Konferenca është mbajtur për herë të parë në Mynih në vitin 1963, ndërsa për shkak të ndarjes në kampe armiqësore (Varshavë – NATO) deri në vitet ’90, mernin pjesë më pak se 100 pjesëmarrës. Gjithësesi MSC ishte projektuar si ngjarje e përvitshme që u jepte mundësi udhëheqësve nga vendet e NATO/BE dhe SHBA të ndanin këndvështrime për: “përballjen me rreziqet e sigurisë kolektive dhe ato globale”.
Pas viteve ’90, kjo Konferencë jo vetëm është zgjeruar, por edhe është “institucionalizuar” si një nga forumet më të rëndësishme për komunitetin e sigurisë në botë. Motoja shumë e gjetur për MSC-2026: “Under Destruction”, e shqipëruar: “nën dhe përtej rrënojave të rendit të vjetër global të sigurisë”. Edhe pse u zhvillua në një sfond paqëndrueshmërie gjeopolitike, konfliktesh të përshkallëzuara dhe pikëpyetjesh kritike mbi të ardhmen e rendit ndërkombëtar të sigurisë, konferenca u dominua nga atmosferë mirëkuptimi, ose e quajtur: “Rregulli i Mynih-ut =mos jepni leksione, mos e injoroni por ndërveproni me njëri-tjetrin”!
Këtë vit morën pjesë 40 kryetar shtetesh dhe qeverish si dhe rreth 1000 ministra, diplomatë, shkencëtarë, gjeneralë, biznesmenë, ekspert, etj. Ndër pjesëmarrësit e shquar përmendim Kancelarin gjerman, Sekretarin e Shtetit Amerikan, Presidenten e KE Ursula von der Leyen, Kryeministrin e UK, Presidentin ukrainas, etj. 5 çështjet thelbesore të azhendës: (1) “Rendi global i sigurisë përballë rivalitetit mes fuqive të mëdha”; (2) “Marrëdhëniet transatlantike në raport me përqasjen e ShBA/Trump”; (3) “Mbrojtja kolektive/NATO dhe autonomia ushtarake evropiane”; (4) “Luftërat në Ukrainë, Lindjen e Mesme si dhe pasojat humanitare”; (5) “Kërcënimet kibernetike, qeverisja e inteligjencës artificiale dhe siguria energjetike”.
Ashtu siç pritej, vëmendje kryesore mori fjalimi i Sekretarit Marco Rubio, i cili, pasi kritikoi ashpër rendin e vjetër të sigurisë, konfirmoi edhe më fort vendosmërinë e Presidentit Trump: “SHBA-të nuk do t’i marrin askujt leje (përfshi OKB-së) për të përdorur fuqinë ushtarake ndaj çdo vendi që ekspozon kërcënim për integritetin dhe standardet e jetesës së popullit amerikan”. Më tej shtoi se “paqja nëpërmjet forcës” shërben edhe si garanci shtesë për mbrojtjen e 32 vendeve të NATO-s (Neni 5). Ndoshta për të ç’tensionuar homologët, theksoi se: “jemi pjesë e një qytetërimi, ndaj SHBA mbetet e interesuar për Evropë më të fortë”, duke nënvizuar se “agresioni rus ndaj Ukrainës si dhe ekspasioni i Kinës mbeten kërcënim serioz për rendin ndërkombëtar dhe vlerat perëndimore”. Po ashtu, përsëriti kërkesën për rritjen deri në 5% të buxhetit nga vendet e NATO-s, si dhe rikonfirmoi vendosmërinë e SHBA-ve për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Ukrainë: “End the Ukraine war once and for all”, ose: “fund njëherë e përgjithmonë luftës në Ukrainë”.
Përtej “ankthit nga tërmeti/Trump në politikën e jashtme amerikane”, fjalimet, ose qëndrimet e krerëve të shteteve evropiane, si të UK, Francës, Italisë etj, mund të përmblidhen përmes gjetjeve të ftohta dhe frymës së mirëkuptimit të Kancelarit gjerman Friderich Merz: “Rendi global i sigurisë nuk ekziston më, ndaj mbetet kritike forcimi i kohezionit euroatlantik si dhe vijimi i mbështetjes së pakushtëzuar për fitoren e Ukrainës”. Nga ana tjetër, u diskutua hapur edhe për: “autonomi më të madhe strategjike politike, ekonomike, ushtarake dhe teknologjike (ose Berlinin+ më të avancuar), projekt që gjithësesi nuk e konkurron, por e komplementon fuqinë ushtarake të SHBA/NATO-s”. Po ashtu, u prezantua edhe ngritja e “Ukraine House”, çka demonstron edhe vendosmërinë e vendeve të BE-së deri në gjunjëzimin e Rusisë në Ukrainë.
Duke falënderuar për mbështetjen e ShBA dhe perëndimit, Presidenti Zelenskyy foli për: “intensitetin e luftës; refuzoi lëshimet territoriale (=kurorëzim i pushtuesit/Putinit); bëri thirrje për mbëshetjen (urgjente) ajrore, për garanci afatgjata, monitorim gjithëpërfshirës, etj”.
Së pesti, në Konferencë u demonstrua kriza e thellë e rendit global, por dhe përpjekjet serioze të udhëheqësve euroatlantikë për të shkundur, zgjuar dhe zhvilluar një lidership me vizion dhe vullnet të forte si dhe projekte për modernizimin e fuqisë ushtarake, me qëllim përballimin e rreziqeve ndaj paqes, sigurisë dhe stabilitetit demokratik, përfshi dhe përtej hapësirës euroatlantike.
Në shtesë, nga kjo konferencë me peshe historike mund të adresojmë “5 rekomandime strategjike”:
Së pari: “NATO/BE janë të dënuara” për të forcuar më tej kohezionin dhe besimin reciprok mes aleancave, vendeve dhe vlerave euroatlantike, duke mbështetur pa asnjë kompromis deri në fitoren e Ukrainës ndaj Rusisë, si dhe dhe për përmirësimin e fuqisë ushtarake (përfshi deterrence/aftësitë shkurajuese) në mbrojtje të tërësisë territoriale të 32 vendeve anëtare, si dhe interesave gjeopolitike të NATO/BE-së.
Së dyti, mesazhe Euroatlantike ndaj Beogradit zyrtar: “të mos keq-përdoret për axhendën Moskës dhe Pekinit në rajon; të mos armatoset kot stër koti (deri në dhëmbë) me MiG-29, raketa, tanke, dronë rusë etj; të mos frymëzojë grupet kriminale në veriun e Kosovës; si dhe të mos guxojë të kërcënojë ushtarakisht sovranitetin e Kosovës, status quo-në si dhe interesat gjeopolitike të SHBA/NATO-s në rajon”!
Së treti: “përveçse të demonstrojë solidaritet për angazhimet dhe projektet në interes të sigurisë kolektive (Neni 5) si dhe në mbështetje të Ukrainës, RSh do duhet të promovojë edhe peshën që mbart në partneritetin me SHBA/NATO; rolin lider në projektet e përbashkëta si dhe procesin e integrimit euroatlantik të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Me këtë rast, sigurisht meriton të riduartrokiten pjesëmarrja e RSh/Kosovës si “bashkëthemeluese të Bordit Trump të Paqes; rritja e buxhetit 2026; marrëveshja mes Kroacisë, Kosovës dhe RSh-së në fushën e mbrojtjes; ndërtimi i Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë; angazhimi i RSh-së për Korridorin 8; trajtimi i ushtarakëve si dhe përmbushja e detyrimeve në NATO”.
Së katërti, prioritet Nr.1 mbetet: “modernizimi konceptit, strukturave, kapaciteteve, balancave demokratike të pushteteve, si dhe forcimi bashkëpunimin strategjik me SHBA/NATO”. Në këto përpjekje nuk vlejnë: “as privatizimi i dashurisë për mëmëdhenë dhe as i agjendës euroatlantike; as gajasja me opozitën/kompaninë private të falimentuar, të neveritur dhe të refuzuar përgjithmonë nga shqiptarët si dhe as shpërdorimi i institucioneve kushtetuese si infermieri (pa)shërimi nga sëmundja ballkanike e gjithë-pushtetit”, por vetëm dashuria për vendin, vizioni, përulësia dhe përgjegjësia e lartë shtetërore ndaj interesave mbarëkombëtare, besimi në vlerat demokratike, si dhe “bekimi” nga/ndaj partneritetit strategjik me SHBA-në.
Së fundmi, por mbi të gjitha, shpresoj që mesazhet e kësaj konference t’ju shërbejnë elitave mendjehapura në NATO/BE, përfshi RSh/Kosovën, për të risjellë në kujtesë thirrjen ulëritëse: “njerëz, qëndroni vigjilentë; paqja, siguria dhe demokracia nuk janë dhurata të përjetshme (as nga SHBA)”, si dhe mesazhin e mençur të Presidentit Kennedy 62 vjet më parë, pra në hapjen e Konferencës së I-rë të Mynih-ut: “t’i hedhim sytë përtej rreziqeve të së sotmes, te shpresat e së nesërmes”! Thënë këto, na duhet të besojmë dhe të promovojmë fort se jo lufta, por paqja në Ukrainë, Lindjen e Mesme, Ballkanin Perëndimor, si dhe në mbarë globin, mbetet shpresa dhe misioni i vetëm i njerëzimit.
* Autori: Gjeneral ®️ Piro Ahmetaj:
Senior Ekspert për Sigurinë dhe Mbrojtjen Kombëtare,
Ballkanin si dhe marrëdhëniet me USA/NATO.

Neutrale February 19, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
42 minutes ago
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
8 hours ago
Basir Çollaku/ KokëRama, DASH e nxin, Ursula e zbardh
10 hours ago
Marrëveshja e forcave politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës/ Reagon Sali Berisha, Kryetar i PD-së: Një marrëveshje për tu përshëndetur!
24 hours ago
Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…

Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive

Basir Çollaku/ KokëRama, DASH e nxin, Ursula e zbardh

Marrëveshja e forcave politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës/ Reagon Sali Berisha, Kryetar i PD-së: Një marrëveshje për tu përshëndetur!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?