Pavarësisht dilemave mes pëlqimeve e kundërshtive, kur kujton emra deputetësh e funksionarësh të PS, si Et’hem Ruka, Namik Dokle, Ermelinda Meksi, Valentina Leskaj, Kastriot Islami, Arben Malaj, Ben Blushi, Rexhep Meidani, Vasilika Hysi, Musa Ulqini, Shkëlqim Cani, Petro Koçi, Pandeli Majko, Anastas Angjeli, dhe dëgjon turpe terroriste në Kuvend fjalët e Sara Mile e Zegjine Çaushi, e disa rioshë me territor dyshimesh narkotike, merret vesh se PS është në intubim, pa shpresë rikthimi.
Kjo i duhej Edi Ramës
Një tufë me nuanca blegtorale për parcela të dhunshme elektorale. Disa ulëritës me tinguj pa përmbajtje. Disa produkte rruge që nuk hapin asnjë rrugë. Disa magazina lakrash që ecin. Kjo ka sjellë një kalbëzim mandatesh duke firmuar një ushtri të verbër. Një turrë njerëzish laramanë, me xhepa të mbushur kriminalë, e kokë sa për inventar fizik. Mbushja e grupit dhe Parlamentit me produkte stallore, nuk i bën të seleksionuarit mendintarë, por kthen Kuvendin në grazhd. Rama është në binarët e zgjatimit të aleancës së qelbësirave, nga 2013. Ndaj mos kërkoni aty patriotë për të ndaluar vjedhjen, marrëzinë mafioze. Janë laboratori i kromozomeve të gabuara. I duhen për të vjedhur në emër të tij. I duhen për të trafikuar për hesap të tij. I duhen për të pastruar paratë e tij. I duhen për të milituar në bandat e tij. I duhen për të bërë burg në vend të tij. Rilindja e vrau PS-në. Ekzekutor është Rama. Kjo është e vërteta e veshur nga Edi Rama. Më thuaj me kë rri. Ai është bërë si ata. Njëri nga ata. Ai është vetë Ata.
Basir Çollaku/ Kuvendi stallë, PS në intubim…
Leave a comment
Leave a comment

