Sipas mediave të huaja, komentet Rubio i bëri në një intervistë në NBC, ku ai u pyet edhe për planet e reklamuara të SHBA-së për të marrë nën kontroll industrinë e naftës së Venezuelës.
Rubio iu referua veçanërisht nevojës për të ndaluar rivalët globalë të kenë akses në burimet e vendit, duke thënë:
‘Nuk kemi nevojë për naftën e Venezuelës. Kemi shumë naftë në Shtetet e Bashkuara. Ajo që nuk do të lejojmë është që industria e naftës në Venezuelë të kontrollohet nga kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara… Pse Kina ka nevojë për naftën e tyre? Pse Rusia ka nevojë për naftën e tyre? Pse Irani ka nevojë për naftën e tyre?’
‘Ne nuk do të lejojmë që Hemisfera Perëndimore të jetë një bazë operacioni për kundërshtarët, konkurrentët dhe rivalët e Shteteve të Bashkuara… Ne duam të shohim që nga të ardhurat nga nafta e atij vendi të përfitojnë populli i Venezuelës’, shtoi Rubio.

