Rreth orës 15 të ditës së sotme, një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier–Patos, ku një automjet i drejtuar nga një shtetase ka humbur kontrollin dhe është përplasur me makinën e Policisë Rrugore, që ishte në lëvizje.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesja e automjetit dhe dy efektivë policie, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

