Socialistët dhe demokratët janë bërë bashkë për të zgjedhur kryetaren dhe 4 anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ-së.
Ilirjana Nano rikonfirmohet si kryetare e Komisionit Rregullator me 116 vota pro.
Do të jenë sërish anëtarë të rregullatorit edhe Dritan Çaka e Helga Vukaj, të cilët morën respektivisht 116 dhe 112 vota pro.
Dy anëtarët e rinj që morën votëbesimin e parlamentit janë, Arben Ristani dhe Bledar Skënderi.
Ristani mori 112 vota pro ndërsa Skënderi 113 vota pro.
Kujtojmë se të dy anëtarët e rinj të Komisionit Rregullator kanë qenë pjesë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kujtojmë se, Arben Ristani ka qenë kryetar i KQZ ndërsa Bledar Skënderi ka qenë anëtar i KQZ.

