Mandatin e ke te vjedhur…e për nder e moral mos na fol.
Ti je i fundit që mund të flasësh për votë të lirë e të drejta të njeriut sepse ti as se njeh votën e lirë as nuk je njeri por shembull i antinjeriut!
Nuk ka dhunues dhe nëpërkëmbës të të drejtave të njeriut me shumë se ti, kërmë!
▪️Ardit Gjoklaj kalbet sot nën dhe për shkakun tënd!
▪️Ke mbyllur një televizion me kosto 140 milione dollarë për taksapaguesit shqiptarë.
▪️a kujton se e kemi harruar 21 Janarin dhe bojën që harxhove pêr të lyer rradaket e patronazhistëve të tu për te na e shitur si gjak!
▪️ke mbyllur programe televizive dhe nxjerrë gazetarë në rrugë me një sms jo njëherë po disa herë! Jo një gazetar po disa. Jo një program por disa.
▪️ke abuzuar miliona Euro para të taksapaguesve shqiptarë me projekte fantazme si pylli inekzistent orbital
▪️ke shembur Teatrin Kombëtar me artistët brenda bazuar në dokumenta falso të këshillit bashkiak që nuk u mblodh asnjëherë
▪️ke mbushur Tiranën me kullat e mafias vendase e nderkombetare duke e bërë ate qytet toksik,kanceroz e të pajetueshëm.
▪️ke vjedhur paratë e takspaguesve për djegësa që nuk ekzistojnë
▪️ke krijuar sistem vjedhje jo 20 % sa mentori yt por 100 % siç është rasti i drejtorave të tu 5D.
▪️ke krijuar një sistem patronazhistësh mediatikë që nuk lejonin as një fjalë kundër teje e kjo mjerisht edhe në të vetmen media opozitare si Syri TV censura e të cilit ndaj atyre që flasin e shkruajnë kundër teje vazhdon edhe sot.
▪️nuk ke siguruar as ujë për qytetarët e Tiranës të cilët paguajnë ujin që nuk ju vjen kurrë sa frëngu pulën
▪️ke nxjerrë banorët nga shtëpitë e ndertuara me gjakun e jetës në rrugë të madhe në 4 të mëngjesit me gaz lotsjellës pa ta ndjerë fare nëse ishin pleq apo fëmijë.
▪️ahh vetëm ti mos no fol për votë se ti votës i bërë m***n me sistemin kriminal të patronazhistëve të tu kriminelë e dhjetrave këshilltarëve e drejtorëve që kane vetem llogari bankare e as zyre e as vend pune.
▪️ti ke bërë martesa në taracën e bashkisë të pabazuara në asnjë ligj të shtetit shqiptar!
▪️nuk mund të na flasë për politikë e rregulla demokracia një vemje apolitike si ti e që ke dhunuar e shkelur çdo normë demokracie. Na kurse të lutem.
▪️mos u jargavit se deri sot nuk ke asnjë akuzë të cilën duhet ta kishe por po akuzohesh për lecka dhe bizhuterina të bashkjetueses tënde. E gjithë ky teatër ështê që të mos denohesh për krimet që ke kryer e pasuria të të mos preket. Këtë e dinë edhe kalamajtë e kopshteve të cilat ti nuk i ndërtove kurrë.
Ti nuk je rrëmbyer por je marrë si zotni me dosje në duar e jo si kriminel me pranga në duar siç duhej të merreshe!
Për të tjerat llap sa të duash?
Vazhdoje teatrin dhe viktimizimin siç ke bërë gjithmonë.
Edhe opozita në të cilën ke shumë adhurues do të qajë sot për ty kështu që mos u ligshto!
Ata i presin shumë nga ti e mos ju a pre shpresat!
Paratë janë ajrosur e nuk do të myken më që kështu gajret, Lal!
Edhe ti së shpejti si Saja do jesh i lirë e do bësh biznes pa të hyrë gjemb në këmbë!
Dr. Milaim Nela rreshton mëkatet e Erion Veliaj: MJAFT ME JARGAVITJE, KËR*MË!
Leave a comment
Leave a comment

