Problemi nuk është rregullorja apo Kushtetuta, ato nuk janë shkelur dhe nuk do të shkelen kurrë, por kultura e përçarjes që kemi lejuar të mbizotërojë në politikë. Parlamenti nuk duhet të jetë arenë përplasjeje, por hapësirë mendimesh, argumentesh dhe respekti.
Është koha të kthejmë respektin, argumentin dhe përgjegjësinë në vlera të përbashkëta në sallën e Parlamentit. Vetëm kështu do t’i afrohemi standardit europian të parlamentarizmit që meriton vendi ynë.

