Ministri i Brendshëm, Bostjan Poklukar dhe Ministrja e Drejtësisë, Andreja Katic në qeverinë sllovene kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre mbas rastit, ku një 48-vjeçar u rrah për vdekje dhe një shtetas shqiptar u plagos rëndë.
Ngjarja ndodhi në qytetin Novo Mesto.
Autori i dyshuar është një 20-vjeçar, nga komuniteti rom. Ngjarja shkaktoi valë zemërimi dhe protesta, si dhe ka rritur tensionet raciale në vend, me qytetarë që akuzojnë komunitetin rom për nivelin e lartë të krimeve, grabitjeve dhe dhunës në zonë.

