Ditë të tëra zhurmë ndërtimesh në vend të pushimeve idilike. Sipas një vendimi të fundit të Gjykatës Europiane me seli në Luksemburg në rast të mangësive të mëdha në shërbim dhe kushteve të papërshtatshme gjatë pushimeve turistët që prenotojnë paketë all-inclusive kanë të drejtë të kërkojnë zhdëmtim me çmimin e plotë të paguar. Shuma e plotë e paguar duhet t’i kthehet pushuesit edhe nëse ai ka shfrytëzuar vetëm pjesërisht disa nga elementët e paketës, në rast se pushimet kthehen në shqetësim dhe humbet interesi për to, gjykon trupa e gjyqtareve dhe gjyqtarëve në Luksemburg.
Pushues polak, që kishin prenotuar një paketë all inclusive në një hotel me pesë yje në Shqipëri sapo mbërritën në hotel u shqetësuan nga zhurma e punimeve, pasi pishina e hotelit të tyre duhej të shembej me urdhër të autoriteteve…Lexo për më shumë👇https://www.dw.com/sq/gjykata-europiane-zhd%C3%ABmtim-pushuesve-kur-nuk-ofrohet-ofrohet-sh%C3%ABrbimi-n%C3%AB-standardin-e-prenotuar/a-74478967
Burimi: DW Shqip

