Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadores së Republikës Socialiste të Vietnamit, Znj. Pham Thi Thu Huong
Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira dhe tradicionale që ekzistojnë midis dy vendeve tona prej 75 vitesh, duke nënvizuar nevojën për intensifikimin e kontakteve politike, ekonomike dhe kulturore.
Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria do ta mirëpriste një rishikim të qëndrimit të Vietnamit lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, duke nënvizuar se Kosova është një realitet i pakthyeshëm në Ballkanin Perëndimor.

