Gjykata e Posaçme caktoi ndaj ish-drejtorit të Bashkisë Tiranë, masën e sigurisë së ‘arrestit në shtëpi’
Sipas vendimit të fundit, Molla është dërguar në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për arsye shëndetësore, pasi sipas avokatëve, ndodhet prej muajit korrik nën trajtim mjekësor për shkak të problemeve shëndetësore me zemrën.
Ka qenë ky argumenti që ka bindur Gjykatën e Posaçme, pasi është njohur edhe me raportet mjekësore për të zbutur masën e sigurisë.
Molla është një nga personat e përfshirë në hetimet për aferat e dyshuara korruptive në Bashkinë e Tiranës, ku disa zyrtarë të lartë ndodhen tashmë të ndaluar.

