Iku dhe baza detare e Pashalimanit, simbolli i fuqisë detare të Shqipërisë.
Prej pesë vitesh SPAK heton pronat e tjetërsuara të Forcës Detare, në Sarandë, Shëngjin dhe Porto Romano, por dhe Kepi i Palit, Pashaliman dhe Porto Palermo. Një hetim duket i zvarritur qëllimisht, që përveçse po u jep shpresë të akuzuarve, nuk ka mundur të parandalojë korrupsionin me pronat e Forcës Detare.
Këto ditë pritet heqja e postobllokut të Pashalimanit dhe litimi i pronës prej 80 ha, prona 1314, edhe kjo nëm hetim nga SPAK. Në shkurt 2025 Presidenti e nxorri nga pani i Vendodjes dhe Përhapjes dhe më pas Qeveria ia dhe me koncesion një italiani nën hetim. Ministri i Mbrojtjes ka nxjerrë urdhërin për dorëzimin e pronës nr. 1414 (me të kuqe) kompanisë italiane.
NATO ka katër vjet vlerëson bazën e Pashslimanit si bazë të saj, duke përfshirë dhe pronën nr. 1314, Presidenti dhe Qeveria ia heqin bazës pa njoftuar NATO-n. Pas dorëzimit të pronës, hyrja në bazën e Pashalimanit nuk do të jetë më nga rruga buzë detit, por nga Kisha e Marmitoit, rrëzë Karaburunit, një rrugë që pritet të hapet rishtazi. Sot, nuk ka asnjë pronë dhe bazë detare të Forcës Detare pa plan tjetërsimi nga oligarkët e Qeverisë.





