NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Reforma zgjedhore/ Grupimi “Dhjetor ’90” i ftuar në tryezën e partive të opozitës
    1 year ago
    Të Fundit
    Berisha: PD mbështet Florjan Binaj !
    20 hours ago
    Parlament/ Kryeministri Rama paraqet tre shtyllat e programit të qeverisë!
    3 weeks ago
    Belind Këlliçi/ Diktaturë parlamentaro-virtuale!
    3 weeks ago
    Berisha: Rama, në rreth të kuq si Maduro! Sot i vuri kryqin NATO-s, është në hall si drejtues i karteleve të drogës!
    4 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Lutfi Dervishi/ Vrasja e fundit, vdekja e përgjegjësisë!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Lutfi Dervishi/ Vrasja e fundit, vdekja e përgjegjësisë!
Të tjera
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Ministre e Brendshme, Koçiu: Akt barbar ! Policia nuk ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata!
Të tjera
Ky është 31-vjeçari Elvis Shkambi, i cili qëlloi me armë zjarri gjyqtarin menjëherë pas shpalljes së vendimit në një çështje pronësie, ku pala humbëse ishte xhaxhai i tij.
Të tjera
Alba Alimehmeti Kepi/ Kush nderon diktatorin, fyen kombin.
Të tjera
Saktësohet emri i autorit të vrasjes së gjyqtarit Kalaja. Konflikti për pronat, çfarë deklaronte babai i autorit të vrasjes
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Lutfi Dervishi/ Vrasja e fundit, vdekja e përgjegjësisë!

Neutrale
Last updated: 2025/10/06 at 6:44 PM
Neutrale 12 hours ago
Share
SHARE

Ka ngjarje që e tejkalojnë tronditjen e momentit dhe kthehen në pasqyrë të realitetit. Vrasja brenda ambienteve të një gjykate nuk është thjesht një akt kriminal, është një sinjal alarmi për “shtetin ligjor”, që nuk arrin të garantojë as sigurinë e gjyqtarëve.

Në vend që të ofronte qartësi, përgjegjësi dhe transparencë, reagimi zyrtar zgjodhi një rrugë tjetër: një përzierje hipokrite ngushëllimesh, mohimesh, lapsusesh dhe propagande. Ministrja e Brendshme deklaroi se “policia nuk ka përgjegjësi për kontrollin dhe sigurinë e godinave të gjykatave”.

Të gjithë e dinë dhe ministrja duhet ta dijë më mirë se kushdo, se kompanitë private të sigurisë licensohen, certifikohen, trajnohen, monitorohen dhe vlerësohen nga Policia e Shtetit. Është njësoj si të thuash se mjeku nuk mban përgjegjësi për pacientin sepse i ka dhënë të drejtën të trajtohet te një spital privat.

Por paradoksi më i madh qëndron te mënyra se si institucionet përpiqen të “drejtojnë narrativën”
Policia e Shtetit njoftoi me krenari se “ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar”, ministrja, për ta përforcuar versionin heroik, shtoi se kemi të bëjmë me një “arrestim të menjëhershëm”. Realiteti, si zakonisht, është më modest: autori i vrasjes është vetëdorëzuar, te patrulla me e afërt, pasi pak më parë kishte dorëzuar edhe armën te roja e sigurisë së godinës!

Shteti që nuk mundi të parandalojë një vrasje brenda gjykatës, zgjodhi të tregojë forcë… jashtë saj. Ndërsa krimi ndodhi brenda godinës, policia bllokon rrugën dhe vendos shiritat bllokuese.

Një shtet që nuk pranon përgjegjësi, nuk mund të mësojë. Dhe një polici që e sheh veten më shumë si “zyrë marrëdhëniesh me publikun” se sa si organ rendi, nuk mund të krijojë besim. Kjo ngjarje duhet të shërbejë si pikë kthese: jo për deklarata, por për veprime. Të rishikohen protokollet, të rivlerësohen standardet, të garantohet që “siguria” nuk është thjesht një fjalë në një tender, por një detyrim që shpëton jetë. Lajmi i fundit është se skaneri i sigurisë në godinën e gjykatës nuk punon prej ditësh!

Tragjeditë nuk ndodhin vetëm nga kriminelët, por edhe nga kultura e institucioneve që e kanë humbur kuptimin e përgjegjësisë. Dhe ajo që e bën më të dhimbshme këtë ngjarje, është fakti se ndodhi në një vend që prej vitesh flet për reformë në drejtësi, për forcim të institucioneve, për besim tek ligji. Çfarë besimi mund të kërkohet kur vetë drejtësia nuk është e sigurt brenda mureve të saj?

Zgjidhja nuk është refreni “ashpërsimi i ligjit” por reflektimi dhe marrja e përgjegjësive.

Shteti nuk matet me numrin e shiritave që vendos, tritolin e fadromat që përdor, gjuhën e ashpër ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, por me aftësinë për të parandaluar krime, për të mbrojtur jetën dhe për të folur me ndershmëri kur dështon. Dhe në këtë rast, shteti sërish dështoi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Lutfi Dervishi/ Vrasja e fundit, vdekja e përgjegjësisë!
12 hours ago
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Ministre e Brendshme, Koçiu: Akt barbar ! Policia nuk ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata!
12 hours ago
Ky është 31-vjeçari Elvis Shkambi, i cili qëlloi me armë zjarri gjyqtarin menjëherë pas shpalljes së vendimit në një çështje pronësie, ku pala humbëse ishte xhaxhai i tij.
13 hours ago
Alba Alimehmeti Kepi/ Kush nderon diktatorin, fyen kombin.
14 hours ago
Saktësohet emri i autorit të vrasjes së gjyqtarit Kalaja. Konflikti për pronat, çfarë deklaronte babai i autorit të vrasjes
15 hours ago

Lutfi Dervishi/ Vrasja e fundit, vdekja e përgjegjësisë!

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Ministre e Brendshme, Koçiu: Akt barbar ! Policia nuk ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata!

Ky është 31-vjeçari Elvis Shkambi, i cili qëlloi me armë zjarri gjyqtarin menjëherë pas shpalljes së vendimit në një çështje pronësie, ku pala humbëse ishte xhaxhai i tij.

Alba Alimehmeti Kepi/ Kush nderon diktatorin, fyen kombin.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?