NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
    25 minutes ago
    Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit sepse janë seksion i PS. Aty brenda po brohorisnin ‘rroftë Partia Socialiste’
    4 hours ago
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    2 days ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Votat sigurojini ju, kandidatin e zgjedhim ne!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
Kryesore Politikë
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.
Kryesore
Ilir Panda, zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë
Kryesore
Nis viti akademik për Universitetet/ Studentët në të gjithë vendin nisën sot vitin e ri akademik 2026-2027, ku mbi 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditore.
Kryesore
Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit sepse janë seksion i PS. Aty brenda po brohorisnin ‘rroftë Partia Socialiste’
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Votat sigurojini ju, kandidatin e zgjedhim ne!

Neutrale
Last updated: 2025/10/05 at 1:16 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Nga Elona Caslli

Hipoteza e përzgjedhjes së kandidatit jashtë forcës opozitare më të madhe në vend e përmbledh situatën në një fjali urdhërore e cila mund të mbështetet në çdo rrafsh, veçse në rrafsh logjik jo; Votat sigurojini ju, kandidatin e zgjedhim ne.

Me pak fjalë, Partia Demokratike duhet të sigurojë shumicën e votave, por kandidati nuk duhet të ketë kurrfarë lidhjeje me këtë parti.

Atëherë lindin pyetjet; Çfarë do ta motivojë anëtarësinë e Partisë Demokratike të votojë një kandidat jashtë përbërjes së saj?! Çfarë do ta motivojë anëtarësinë e Partisë Demokratike të punojë në fushatë dhe të kërkojë vota për një kandidat të huaj?!

Asnjë anëtarësi e një force politike nuk mund të vihet përpara urdhrit të mbështetjes së një kandidati jashtë saj, sepse është një situatë artificiale që anëtarin e redukton në një votues të verbër pa kurrfarë kujtese dhe emocioni dhe anëtarësia e Partisë Demokratike ka dhënë qartazi prova që nuk i bindet verbërisht asnjë autoriteti, për sa kohë refuzoi bindjen e kërcënimit me bar karshi ambasadores së dikurshme amerikane.

Kush turpërohet nga Partia Demokratike, nuk ka pse kërkon votat e anëtarësisë së saj, pasi nuk është aspak e ndershme të thuash; Duam votat e anëtarësisë së partisë opozitare më të madhe në vend, por refuzojmë kandidatin e saj.

Interesant është fakti që të gjithë faktorët jashtë Partisë Demokratike, që mundohen t’i imponohen kësaj të fundit me emra kandidatësh, nuk guxojnë kurrsesi të shqiptojnë veçse një fakt për kandidaturën e Partisë Socialiste; Kandidatja e Partisë Socialiste duhet të ishte në hetim dhe jo në kandidim. Thënë këtë, duhet kuptuar se nuk është më çështje emrash, por çështje SPAK-u ose më saktë çështje kullash që mbijnë në kryeqytet ditë pas dite.

Unë e shoh vështirësisht të arritshme fitoren elektorale të çdo kandidati të opozitës, për sa kohë betejën e ke me një narkoshtet, por shoh krejt të arritshme fitoren morale të kësaj beteje dhe kjo fitore morale, sipas mendimit tim, mund të vijë veçse nga figura që kanë qenë të pranishme brenda Partisë Demokratike që prej themelimit të saj e deri në vitin që flasim, pasi anëtarësia e një partie ka një kujtesë emocionale dhe një kujtesë kontributesh të cilat duhet të aktivizohen në çastin që shpallet një kandidat për të cilin duhet bërë një fushatë dhe duhen numëruar dhe mbrojtur votat.

Historia e partisë opozitare më të madhe në vend nuk fillon në vitin 2021, por në vitet “90. Për sa kohë kjo parti, betejat, sfidat sulmet kombëtare me mbështetje ndërkombëtare i ka përballuar prej vitesh veçse me njerëzit brenda saj, nuk është e natyrshme që në gara elektorale të përfaqësohet me njerëz jashtë saj.

Post Scriptum- Do të më pëlqente që me të njëjtën denduri që analistët përpiqen t’i imponohen Partisë Demokratike me kandidatë jashtë saj, t’i imponohen edhe Partisë Socialiste për një kandidate pa dosje në SPAK.

Neutrale October 5, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
25 minutes ago
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.
1 hour ago
Ilir Panda, zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë
3 hours ago
Nis viti akademik për Universitetet/ Studentët në të gjithë vendin nisën sot vitin e ri akademik 2026-2027, ku mbi 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditore.
4 hours ago
Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit sepse janë seksion i PS. Aty brenda po brohorisnin ‘rroftë Partia Socialiste’
4 hours ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.

Ilir Panda, zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë

Nis viti akademik për Universitetet/ Studentët në të gjithë vendin nisën sot vitin e ri akademik 2026-2027, ku mbi 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditore.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?