Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka me një status në rrjetet sociale njofton vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të kryesisë së kësaj partie.
Njoftimi i tij:
Kryesia e PDSH-së diskutoi dhe vendosi me konsensus:
1. Krijimin e një aleance sa më të gjerë opozitare
2. Mandatimin fuqiplotë të grupit tonë negociator për të negociuar me parti të tjera të spektrit opozitar përzgjedhjen e një kandidati përbashkues dhe jopartiak, që të gëzojë mbështetje përtejpartiake dhe të përfaqësojë gjerësisht shoqërinë shqiptare.



