Erion, sot nuk je më kryebashkiaku i Tiranës që e ke ndërtuar imazhin mbi entuziazmin dhe bindjen se je “djali i preferuar” i Ramës.
Sot je thjesht në listën e gjatë të viktimave politike që kreu i organizatës i ka ngritur, përdorur dhe më pas flakur tutje. Dhe nëse nuk e kupton këtë realitet, historia jote politike ka marrë fund. Por edhe fizikisht do kalbesh atje ku të futur ishulli jot.
Rama të ka përgatitur fundin shumë kohë më parë, po paske qenë i trashë.
Kur të ironizonte publikisht dhe të thoshte do dalësh të lyesh shkallët në 5 të mëngjesit. Nuk ishte shaka – ishte paralajmërim, po nuk e kuptove.
Kur të thoshte publikisht gjithë neveri që do të të var në pemë, as këtë nuk e kuptove.
Pastaj, kur të largoi nga drejtimi politik i Tiranës, ishte sinjali më i fortë: ti nuk je më pasardhës, por një pengesë.
Pati momente kur mund të shpëtoje. Mund të distancoheshe, të artikuloje vizionin tënd, të grumbulloje njerëzit e tu. Mund të kishe guxuar të dilje nga hija e Ramës. Por zgjodhe të heshtje. Zgjodhe të besoje se “çdo fjalë kundër teje ishte zili dhe intriga”.
Sot ky naivitet është duke të kushtuar ekzistencën politike.
Mos harro, ke qenë dëshmitar dhe vegël e Ramës në shuarjen politike të të tjerëve.
Tahiri, Bllako, Çyrbja, Ahmetaj… të gjithë besonin se ishin të paprekshëm derisa u flijuan. Dhe ti, më shumë se kushdo, e di sesi Rama i vret politikisht ata që i ka afër.
Kjo është koha jote e fundit. Ose lufto, shkëputu, sfidoje dhe dil kandidat për kryetar në Tiranë. Nuk të pengon asgjë. Ose prano vdekjen politike, me një fund të zymtë, në të njëjtën listë ku historia ka varrosur gjithë ata që nuk guxuan t’i dilnin përballë.
Erion, nuk ke më luksin e iluzioneve. Zgjidh: lufto, ose vdis politikisht.

