NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    23 hours ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    1 day ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    2 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Irena Beqiraj/ Tre P-të që vrasin idetë!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Irena Beqiraj/ Tre P-të që vrasin idetë!

Neutrale
Last updated: 2025/10/03 at 9:58 AM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Në Londrën e shekullit të tetëmbëdhjetë, me një qindarkë mund të siguroje një vend në një kafene, një filxhan kafe dhe mund të bisedoje në një tavolinë ku nuk njihje askënd. Ato tavolina u bënë shpesh hapësira të rëndëshishme të debatit. Shkencëtarët, tregtarët, pamfletistët dhe qytetarët debatonin deri natën vonë për politikën, tregtinë, shkencën dhe filozofinë. Hapsira të tilla, të njohura edhe si “universitete një qindarkëshe”, ishin të hapura për gjithë gamën e gjerë të klasave shoqërore aq sa Charles II u përpoq t’i ndalonte ato. Këto kafene u bënë qendrat e jetës shoqërore dhe intelektuale të Iluminizmit. E pra, idetë që riformëzuan botën monderne lindën në bisedat e këtyre kafeneve, edhe jo në vetminë e studiuesve. Iluminizmi nuk ishte zëri i një mendimtari të vetëm, por kori i ideve të shumë njerëzve.
Idetë e reja zhvillohen, ndahen, inkurajohen ose dekurajohen duke përdorur struktura dhe norma të gjeneruara dhe të kuruara në mënyrë kolektive. Ndaj Émile Durkheim i konsideronte idetë si pjesë e”vetëdijes kolektive” edhe jo thjesht mendime brenda mendjeve individuale. Ato janë pjesë e “jetës të përbashkët mendore” që formohet përmes institucioneve, traditave dhe marrëdhënieve.

Sot rrjetet sociale janë si “kafetë një qindarkëshe” të Londrës së vjetër por fatkeqësisht gjuha që përdorim për të shpjeguar ose për të pyetur, motivimi ose nxitja për të arsyetuar, reaguar apo debatuar, tregojnë se vlerat dhe motivet që sillen rreth nesh nuk prodhojnë më ide, përkundrazi steriliteti i tyre është i frikëshëm.

Nën pakujdesinë e tmerrshme dhe boshe të dhunës politike bashkëkohore, populizimi, polarizimi dhe propaganda kanë zaptuar si lidhjet tona shoqërore ashtu edhe hapësirat e përbashkëta. Ky zaptim shtërpëzues nuk lejon që idetë të socializohen, të testohen, të argumentohen, të kundërshtohen, të formëzohen dhe të përpunohen por përkundrazi na ka lenë mes cinizmit dhe gënjeshtrës; pa përgjigje se çfarë ka mbetur për t’u dashur, për t’u çmuar, apo për të luftuar; Pa një qartësi se çfarë gardhesh dhe urash duhet të ndërtojmë për të mbrojtur lirinë dhe cilat mure duhet të shkatërrojmë.

Populizmi që nuk është gjë tjetër veçse shprehja moderne e qasjes “përça dhe sundo”, ushqen polarizimin. Polarizimi nuk lejon që njërzit të thellohen rreth ideve përkundrazi, e kundërta është e vërtetë . Grupet me besime të kundërta shpesh bëhen jo më pak por më shumë të polarizuara, kur ekspozohen ndaj ideve ndryshe. Ndërsa polarizimi thellohet njërzit bëhen gjithmonë e më të gatshëm të tolerojnë abuzimet me pushtetin dhe të sakrifikojnë parimet pasi vetëm duke vepruar kështu përparojnë interesat e palës ku bëjnë pjesë në kurriz të palëve të tjera.
Ndërkohë që propaganda moderne nuk tenon më vetëm të ndikojë opinionet tona ajo punon për të krijuar apati, për të krijuar zemërim, për t’i larguar njërëzit nga sistemi politik, madje për t’i bërë të jenë skeptikë ndaj gjithçkaje .

“Zërat më të lartë” nuk përfaqësojnë gjithmonë ata që mendojnë më shumë. Platformat e debatet tona janë të dizajnuara për të lehtësuar reklamimin, angazhimin dhe përshtatjen në vend të debatit të ideve, apo kërkimit të së vërtetës. Rrjedha e përditshme e fjalëve dhe imazheve nuk vjen më si një ftesë për të menduar por më shumë si një kërkesë për të reaguar, apo për të sinjalizuar angazhimin. Dezinformimi përhapet me shpejtësi, zemërimi e mbyt reflektimin dhe nuk është çudi që shumë prej nesh ndihen të lodhur edhe nga vetë nevoja për ide.

Ndërsa ndjenja jonë e pafuqisë edhe e lodhjes është në gjendjen e saj më akute, vendosmëria për të menduar si një qenie njerëzore, në mënyrë krijuese, të guximshme dhe të ndërlikuar, është e nevojshme . Jo çfarë mendojmë por si mendojmë ka shumë rëndësi. Idetë nuk janë pasuri për t’u grumbulluar. Ato janë një trashëgimi e përbashkët, janë e mira publike nga e cila varet jeta jonë e përbashkët dhe të cilën shpresojmë ta përmirësojnë për brezat e ardhshëm. Secili prej nesh merr pjesë në jetën shoqërore dhe krijimin e ideve në shkallë të ndryshme Kur ndajmë një artikull, përsërisim një pohim apo sfidojmë një këndvështrim, ne mund të përhapim dritën ose zgjasim errësirën.

Thënë këtë ne nuk jemi spektatorë, por protagonistë në lindjen, jetën ose vdekjen e ideve.

Neutrale October 3, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
6 hours ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
21 hours ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
22 hours ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
23 hours ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
23 hours ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?