Pavarësisht nëse jeni 18, 24, 45 apo 84 vjeç, mëlçia juaj mbetet mesatarisht më e re se 3 vjeç.
Por ajo qëndron e shëndetshme vetëm nëse merr sa më pak toksina dhe sa më pak “helme”, sidomos në mëngjes…
❤️Mëlçia është organ i jashtëzakonshëm: vetë-pastrohet dhe vetë-shërohet — madje edhe nëse hiqet 50% e saj, brenda 2 javësh rritet përsëri!
❌Por nëse e nisni ditën me briosh, byrek, bukë të bardhë, sheqer, ilaçe pa kontroll dhe keni mbipeshë, po ushqeni armikun e mëlçisë.
⁉️Kjo do të thotë t’i hapësh derën mbi 120 sëmundjeve: psoriazë, ekzemë, tension i lartë, diabet, dhimbje kyçesh, ankth, depresion, çrregullime tiroide, kancer e tumore…
❇️ Veproni me zgjuarsi mëngjeseve:
📍Fillojeni ditën me një lugë vaj ulliri dhe disa pika limoni ose
📍Një hurmë arabe ose një mollë + një gotë ujë me pak mjaltë dhe lëng selinoje
📍Një lugë mjaltë me shafran për energji dhe detoks
Fruta pylli, banane, dardhë, mollë ose
📍Fara të ndryshme (chia, liri, susam)
📍Avokado me vaj ulliri e domate
📍Vezë fshati dhe gjizë fshati me vaj ulliri dhe erëza ose
📍Çajra bimorë ose kafe (jo me stomak bosh)
📍Lëng karrote, mundësisht shtoni dhe ndonjë kivi
⚠️ Çdo vakt i menduar me kujdes është një hap drejt një mëlçie më të re, trup më të pastër dhe energjie më të gjallë.
🌗 Unë sot e nisa me: 1 lugë kafeje mjaltë, 1 mollë, 1 banane, 1 hurmë arabe dhe 1 kafe.
Po ju miq, si e nisët mëngjesin tuaj?
Dr. Altin Joka (Nutricionist)

