Rezoluta e propozuar nga opozita për të dënuar genocidin serb nuk është thjesht dhe vetëm një çështje e ditës, është qëndrim i domosdoshëm kombëtar, pavarësisht kahut ideologjik, si dhe detyrim i dalë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Në kontekstin kur kryeministri i Shqipërisë mban një qëndrim të hapur kundër qeverisë së Kosovës dhe ndërhyn pro Serbisë në implementimin e pikave të marrëveshjes mes shteteve, mohimi i Rezolutës kundër Genocidit Serb, vetëm sa i shton provat për një bashkëfajësi dhe vëllazëri Rama – Vuçiç kundër faktorit shqiptar.

