NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    23 hours ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    1 day ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    2 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Milaim Nela/ ‘KUVENDI I VERIUT’ DHE DISA TË VËRTETA QË MERITOJNË DEBAT SERIOZ!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Milaim Nela/ ‘KUVENDI I VERIUT’ DHE DISA TË VËRTETA QË MERITOJNË DEBAT SERIOZ!

Neutrale
Last updated: 2025/09/29 at 3:45 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Që ditën kur u shpall kam ndjekur me vëmendje reagimet dhe po ashtu vetë ‘Kuvendin e Veriut” që u zhvillua të Shtunën që kaloi në Rrëshen të Mirditës.
Unë nuk kam marrë pjesë e para, se nuk kisha fizikisht mundësi të isha në atë Kuvend për shkak të punës dhe angazhimeve familjare por edhe se kisha disa pikëpyetje të cilat janë të pashmangshme në organizime të kësaj natyre.
Në çdo organizim të tillë gjëja e parë që kërkoj është kush janë organizatorët!
Njoh dy prej tyre por jo të tjerët
Kjo ka rëndësi kardinale sepse rregjimi sa herë ka qenë në vështirësi serioze siç është sot përpiqet të krijojë mekanizma për shfryrjen e dufit dhe reagimit të shoqërisë edhe ashtu shumë e tulatur.
E dyta, përpos shpjegimeve që kanë dhënë organizatorët nuk më ka pëlqyer emërtimi ‘Kuvendi i Veriut’ sepse pavarësisht se veriu është sakatosur nga ky rregjim plaga dhe sëmundja prek dhe ka prekur gjithmonë të gjithë shoqërinë shqiptare.
Duke qenë se prozhektorët e makinerisë së stërmadhe rilindo-soroiste janë në gatishmëri për të gjetur dhe përdorur çdo hapësirë apo të çarë kudo që ta gjejnë kujdesi dhë përgatitjet për të mos u kthyer në bumerang duhet të jenë të shumëfishta.
Jam i mendimit se kuvende të kësaj natyre duhet të jenë kuvende MENDJESH e jo han pa porta për këdo se pastaj rrezikon të kthehet në tallava.
I ndoqa ato pasazhe që u trasmetuan në media dhe rrjetet sociale e duke mos u marrë me defektet qe pati ai organizim dua të ndalem pak te disa mesazhe që u dhanë e të cilat duhet t’i analizojmë me kujdes!
Duke qenë se sistemi politik në Shqipëri është në kolaps total dhe e ka të pamundur t’i japë zgjidhje problemeve dhe çeshtjeve serioze me të cilat përballet sot Shqipëria, shoqëria shqiptare ka nevojë ulëritëse për të gjetur mekanizma të tjerë jashtë këtij sistemi për ta rregulluar atë apo për të krijuar një të ri sepse nëse shkojmë kështu siç e kemi thënë edhe në të kaluarën po shkojmë drejt një rrudhjeje të frikshme për të mos thënë zhbërjeje të vendit.
Mesazhi i parë që u dha e kjo me fakte ishte diskriminimi dhe keqtrajtimi që po i bëhet Veriut të Shqipërisë jo nga Jugu në tërësi por një sekt majtist qartazi antishqiptar që për koencidencë apo fakt shumicën dërmuese të mekanizmave të pushtetit i ka nga një zonë e caktuar e vendit të cilën unë shpesh e kam quajtur ‘Zona e Parë Operative’ (term ky që i referohet zones se parë operative gjatë luftës civile 1939-45)!
Sot të tre krerët e hieararkisë së shtetit janë edhe formalisht nga poshtë Lumit Shkumbin dhe dy nga ata i përkasin besimit Ortodoks.
Veriu i Shqipërisë përfaqësohet vetëm nga një zv ministër të cilit desh i ra të fikët në momentin kur kuptoi se e kishin caktuar ministër të drejtësisë.
Për herë të parë Komuniteti Katolik kaq i rëndësishëm në historinë e shtetndërtimit dhe rrugëtimit të kombit shqiptar është krejtësisht i papërfaqësuar, në terma konkretë nuk ka asnjë dallim me një vend të pushtuar e të poshtëruar!
Pra kjo është panorama e përfaqësimit të Veriut në shtetin e sotëm shqiptar.
Sa i takon Kuvendit sekti ose nuk pranon që veriu të ketë të zgjedhurit e tij ose nominon vegla të bindura apo mercenarë që janë në masë të madhe më injorantë ose më besnikë se ata që vijnë nga ‘Zona e Parë Operative’!
Fjala vjen në qarkun Kukës kemi 3 legjislatura që PS-ja apo më saktë sekti cakton përfaqësues thuajse vetëm nga Zona e I-rë Operative.
Ndërkohë askund në jug sepse në Zonën e pare operative nuk bëhet fjalë nuk kemi parë asnjëherë një përfaqësues nga Veriu i Vendit!
Siç e ceka ata përfaqësues që ata i zgjedhin nga veriu për të përfaqësuar veriun janë figura komike siç fjala vjen në Shkodër ishte një personazh që e quante veten ‘neomalësorja’ e u bë objekt talljeje në mjetet sociale.
Po ashtu ju kujtohen rastet e përzgjedhura me kujdes për të drejtuar bashkitë Dibër e Kukës ku duke shfrytëzuar karaktere të dobëta e pa asnjë pikë integriteti sajuan dhe orkestruan skena porno-erotike për t’i goditur ato treva që nderin e traditën e kanë patur historikisht të shenjtë.
Pra asgjë nuk zhvilohet rastësisht.
Pa u ndalur tek statistikat e investimeve në veri dhe fakteve që janë të pasfidueshme ka ardhur dita dhe momenti ta shohim realitetin në sy e të vëmë gishtin në plagë.
Le t’i referohemi disa fakteve krejt bazike;
Në 113 vjet shtet modern shqiptar Shqipëria është qeverisur 28 vjet nga individë nga veriu e 85 vjet nga ata nga Jugu
Në 15 vitet e para ndoshta më të suksesshmet e shtetit shqiptar organizuan një revolucion (ai Nolist i vitin 1924) një kryengritje (ajo e Fierit, 1935) dhe mbretit Zog iu bënë 5 atentate.
Ahmet Zogu në historiografinë komunisto-enveriste që dominon edhe sot e kësaj dite e me arrogancë anatemohet e konsiderohet tradhëtar pra vetëm i zi!
Në 13 vitet e fundit ku shteti është udhëhequr nga një verior (Sali Berisha) kemi përjetuar një revolucion tregishtor që ata e quajtën demokratik të vonuar e që rezultoi në shkatërrimin total të shtetit e nëse nuk do kishim ndërhyrjen e Turqisë do kishim edhe pushtim apo ndarje territori të Shqipërisë.
Po ashtu kishim një revoltë të dhunshme (21 Janar 2011) që rezultoi me 4 viktima revoltë e cila ishte jo kundër pushtetit por shtetit sepse dhuna 5 orëshe me 300 banditë me gurë e hunj mbi policinë duke përdhosur flamurin dhe simbolet kombëtare e tejkalonte çdo kufi të protestave demokratike.
Po ashtu në 13 vitet post tranzicion u vra lIderi dhe simboli i Lëvizjes Studentore Azem Hajdari vrasje për të cilën është bërë gjithçka të konsiderohet si banale e për motive jopolitike. Bile propaganda ka qenë kaq e egër sa jo rrallë kjo vrasje i faturohet Sali Berishës.
Pra miq, historia është kokëfortë e na thotë që shteti kur është udhëhequr nga Veriu ai nuk nuk është pranuar nga pjesa tjetër dhe nuk është lënë mjet pa u përdorur për ta rrëzuar me çdo kusht atë duke e trajtuar si pushtet të huaj.
Veriu pra miq është parë si tokë për t’i shfrytëzuar pasuritë e banorët e tij të shihen jo më lart se niveli i skllavit apo shërbëtorit të bindur.
Pushteti bolshevik i Zonës së Parë Operative jo vetëm që e la Kosovën dhe viset e tjera shqiptare nën Jugosllavi pas luftës së dytë botërore por dërgoi brigadat partizane të Enver Hoxhës për të goditur dhe shuar lëvizjet nacionaliste që ishin kundër bolshevizmit serbo-sllav!
Pra qëllimi ishte shmangia e bashkimit me Kosovën sepse kjo do ta bënte më të lehtë sundimin dhe izolimin e veriut të Shqipërisë. Kongresi Kostallarian i Gjuhës në vitin 1972 kishte qëllim jo vetëm goditjen e trungut dhe themeleve të Gjuhës Shqipe por duke damkosur gegnishten si gjuhe shpellash e shpellarësh të cilën nuk e kupton askush të diskriminohet veriu edhe në të foluren e përditshme ndërkohë që edhe dialektet në çdo vend të botës se qytetnuar janë pasuri e jo mjet diskriminimi.
Gjatë luftës së fundit çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës u bë gjithçka që ishte e mundur që kjo rezistencë të infiltrohej nga elementë marksistë e ish sigurimit famëkeq të shtetit duke depërtuar dhe kontrolluar edhe shtabin e përgjithshëm të saj në mënyrë që kjo luftë të orientohej kundër elementit dhe krahut nacionalist e rrjedhimisht të dështonte.
Sot goditja që i është dhënë veriut të Shqipërisë përmes shpopullimit përveç të tjerave synon goditjen e pasurisë më të madhe që ka sot raca shqiptare e ajo është Gegnishtja jonë e folur, e vetmja urë lidhëse mes shqiptarëve të sotëm e qytetërimit e civilizimit antik europian.
Pra shkaqet e shpopullimit duhet t’i kërkojmë pak më thellë se interesat për pushtet të një pjese mbi tjetrën.
E theksoj se kjo në afatgjatë synon jo vetëm zhdukjen e veriut por edhe jugut sepse jugu dhe veriu janë pjesë edhe ashtu të cunguara të të njëjtit trup!
Kuvendi i Mirditës përpos mangësive që janë të pashmangshme na dha sinjale se një debat i qenësishëm e pa maska hipokrite duhet të zhvillohet mes veriut e jugut në sensin se si duhet të bashkëjetojmë pra,si ta rikonfigurojmë këtë marrëdhënie mes veti në mënyrë që të ndalohet rrënimi i mëtejshëm i veriut të Shqipërisë që nëse vazhdon kështu e me këtë ritëm do çojë pashmangshmërisht në rrënimin e krejt Shqipërisë e pse jo në një fazë të mëvonshme të të gjithë kombit shqiptar sidomos në këto kohë turbulencash të mëdha gjeopolitike botërore.
Si duhet ta konfigurojmë këtë marrëdhenie mes vete?
Nje miku im të cilit nuk jam i autorizuar të ja përmend emrin thotë ‘të bashkohemi duke u ndarë’ por e ftoj të reagojë ndaj këtij shkrimi.
Përderisa sistemi i sotem nuk garanton një marrëdhënie të ndershme e me respekt ndaj njeri tjetrit një alternative do të ishte kantonizimi apo federalizimi me nje model të ngjashëm me Zvicrën apo Gjermaninë ku secili të menaxhojë pasurite e territorin e vet e te kemi një Parlament Federal ku secili Rajon të kishte përfaqësuesit e vet. Kjo mund të ishte fillimisht me dy njësi Federale e me vonë me Kosovën (pavarësine e së cilës unë e shoh kalimtare) e pjesën Shqiptare të Maqedonise tre ose katër kantone për të siguruar bashkjetesën aq të domosdoshme në një harmoni që në shumë dimensione sot është false.
Nuk mund të jetojmë më si struci me kryet në rërë duke mos parë e mohuar realitetin në të cilin jetojmë.
Le të shërbejë ky kuvend modest si sinjal për një debat të qenësishëm e të domosdoshëm për të ardhmen tonë si vend e si komb!

Neutrale September 29, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
7 hours ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
21 hours ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
23 hours ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
23 hours ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
23 hours ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?