Mali i Tiranës, syri i Tiranës, Sahati i Tiranës, Xhamitë e Tiranës, Kishat e Tiranës, kodra e diellit, e kodra e priftit, brigjet e Lanës, liqeni Artificial, i Thatë, i Farkës, janë kthyer në parcela miliona euroshe ndërtimesh. Bordi i Aruba është prova ulëritëse. Antimafia italiane ka publikuar fakte. Shumë prej këtyre maleve ndërtimore janë në shënjestër akuzash dhe dyshimesh. Në themele të tyre dosjet e SPAK dhe Partnerëve kanë një refren, kokainë dhe pastrim parash. Raporti i Departamentit të Shtetit nuk u kursye as këtë vit. Drogë, pastrim parash, tendera për klientët e qeverisë, vendas e të huaj, korrupsion i qëndrueshëm, plaçkitje prokurimesh, arbitrazh i detyruar, investimet strategjike, ekonomi dhe treg i kontrolluar nga pushteti. Drejtësi anemike. Terren i zgjeruar i Krimit të Organizuar. Mafias. Kjo është harta Shqipëria 2025 ku sundimi i ligjit duket sikur është në kërkim. Narkos është oferta zgjedhore. Po aq është çdo gjë e prodhuar prej saj. Dhe në krye është Edi Rama. KM-Charles McGonigal dosje e rikthyer, Klani “Soros”, në një hetim të fortë nga FBI, rrënjët e çështjeve të trafikut të “Aruba”, “Black Eagle”, Ndranghetta, Sinaloa, me degëzime pushteti e pastrime miliardash në Shqipëri. Ministra deputetë bashkiakë sipërmarrës, prokurorë, gjyqtarë, oficerë policie, funksionarë drejtësie, notojnë si lidhje kriminale në sky-enchro. Dhe kudo del një emër. Kryeministri shqiptar. Ai nuk pritet askund si përfaqësues i mbitokës por i nëntokës, si një Don. Maduro e Noriega janë sivëllezërit e tij. Administrata amerikane kërkon vullnet në luftën karteleve terroriste të drogës. Por Struktura e Posaçme ka një problem serioz.
Aleat i saj duhet të jetë qeveria
Agjencitë e saj të ligjit
Të pandehur sipas dosjeve del qeveria dhe agjencitë e saj vartëse
Ndihmës të saj duhet të jenë Policia e Shtetit
Por brenda tyre Struktura ka identifikuar shumë oficerë të lartë të saj
Duhet të jenë në ekip prokurorë dhe gjyqtarë.
Por ka prej tyre të përfshirë matanë ligjit
Që ky zaptim të nisë të shembet ka një rrugë. Ajo çka e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane Nancy VonHorm tha ministres së re të brendshme. Do të luftojmë bashkë. Do të hetojmë bashkë. Duhet DEA dhe DASH të jenë pjesë e një Task Force hetimore antinarcos në Shqipëri bashkë me Strukturën e Posaçme. Evropianët duhet të jenë aty. SPAK nuk mjafton i vetëm. Sepse Mafia e Krimi Organizuar shqiptar janë dhe në.Amerikën Latine. Janë cënues të sigurisë kombëtare të të dy vendeve. Kjo natyrisht nuk bëhet me vullnetin e Ramës një prej të pandehurve potencialë…
Basir Çollaku/ Task Force SPAK- DEA, merr të pandehur narkoqeverinë “Rama”
Leave a comment
Leave a comment

