10 pikat kyçe:
1. Ekonomia shqiptare dhe zhvillimi i saj mbeten të ndjeshëm ndaj:
– korrupsionit të përhapur;
– krimit të organizuar;
– konkurrencës së shtrembëruar;
– mungesës së fuqisë punëtore për shkak të emigracionit;
– produktivitetit të ulët;
– dhe një sektori informal të madh.
2. PBB-ja për frymë e Shqipërisë është vetëm rreth një e katërta e mesatares së vendeve të BE-15. Vendi ka nevojë të ndërmarrë reforma të thella strukturore.
3. Ligji për Investimet Strategjike, i miratuar në vitin 2015 me qëllim nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja në sektorët strategjikë, nuk ka tërhequr shumë investime të huaja, pavarësisht zgjatjeve të shumta përtej afatit fillestar të dhjetorit 2018. Ndryshimi i fundit është miratuar në janar 2025, duke e zgjatur afatin deri në dhjetor 2026. Shumica e mbi 60 projekteve të miratuara fokusohen në sektorin e turizmit dhe dominohen nga investitorë vendas.
4. #Shqipëria nuk ka një mekanizëm për kontrollin(screening) e investimeve të huaja direkte (FDI) që hyjnë në vend. Investitorët e huaj vazhdojnë ta perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata theksojnë vështirësi të vazhdueshme për investime dhe zhvillim biznesi për shkak të:
– korrupsionit në sektorin publik, sistemin gjyqësor dhe prokurimet publike;
– konkurrencës së padrejtë dhe të shtrembëruar;
– ekonomisë së madhe informale;
– pastrimit të parave;
– ndryshimeve të shpeshta në legjislacionin fiskal;
– të drejtave pronësore;
– zbatimit të dobët të kontratave.
5. Emigrimi i të rinjve dhe punëtorëve të kualifikuar ka krijuar mungesë fuqie punëtore, duke ndikuar negativisht në perspektivën e investimeve.
6. Komuniteti i biznesit raporton se prania e madhe e të ardhurave të paligjshme nga trafikimi i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë gjithashtu se mund të jenë objekt shantazhesh nga administrata publike, #media dhe grupe kriminale.
7. Raportet për #korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme, me investitorët që shpesh raportojnë raste të korrupsionit qeveritar që vonojnë ose pengojnë investimet në Shqipëri.
8. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik-privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe nga investitorët e huaj, në sektorin e infrastrukturës dhe sektorë të tjerë. Mungesa e analizës së mirëfilltë dhe e ekspertizës teknike në hartimin dhe mbikëqyrjen e kontratave #PPP mbetet një shqetësim i vazhdueshëm.
9. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të vështira tregtare me entitete publike dhe private, përfshirë disa që kanë përfunduar në arbitrazh ndërkombëtar.
10. Të drejtat pronësore vazhdojnë të jenë një sfidë në #Shqipëri, pasi është e vështirë të sigurohet titulli i qartë i pronës. Procesi i kompensimit për tokat e konfiskuara nga regjimi komunist vazhdon të jetë i ndërlikuar, joefikas dhe i pamjaftueshëm.

